Egjipt

Policia sulmoj Univerzitetin al – Az’har në Kajro

 Policia egjiptiane ka sulmuar kampusin e Universitetit Al Az’har në kryeqytet, Kajro, për të shpërndarë studentët që protestonin kundër kandidaturës së Marshall, Abdel Fatah el - Sisi.


     Policia përdori gas lotsjellës për të shpërndarë studentët protestues të cilët u mblodhën në një miting të quajtur  Së Bashku Drejt Shpëtimit.
     Raportet fillestare thonë se të paktën një student protestues u vra dhe disa të tjerë të plagosur, gjatë përleshjeve të dhunshme.


      Protestuesit u sulmuan pasi ata u mblodhën për të denoncuar kandidaturën presidenciale të ish Ministrit të Mbrojtjes El - Sisi, i cili ka njoftuar kohët e fundit dorëheqjen e tij në një përpjekje për të kandiduar për kryetar të Egjiptit.


      El - Sisi u emërua si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Ministër i Mbrojtjes nga kryetari i rrëzuar Muhammed Mursi.


      Megjithatë, Marshalli el-Sisi ndihmoi në përmbysjen e kryetarit të  parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të Egjiptit në vitin e kaluar.


      Zhvillimet vijnë ndërsa demonstruesit anti – qeveritar mbajnë protesta pothuajse në baza ditore që  kur ushtria e rrëzojë kryetarin Muhammed Mursi. Demonstruesit kërkojnë që Mursi  të rivendoset.