Mbi 140 Programe nga Delegacioni Kur'anor i Iranit në Haxh
Kreu i delegacionit Kur'anor iranian që merr pjesë në Haxhin e këtij viti tha se anëtarët e delegacionit kanë mbajtur deri tani 147 programe Kur’anore në Haxh.
Duke folur për Agjencinë e Lajmeve IQNA, Mehdi Karashejhlu tha se ka pasur 67-të seanca të këndimit të Kur'anit dhe 23 programe me Ilahi në qytetin e shenjtë të Medinës dhe 57-të programe Kur'anore dhe fetare në Mekë.
Ai tha se programet u mbajtën për haxhijtë Iranianë, duke vënë në dukje se ka përpjekje për të hapur rrugën që delegacioni të mbajë programet Kur'anore në Mesxhidi al-Haram, në Xhaminë e Madhe, në Qabe.
Mehdi Karashejhlu vuri në dukje se delegacioni përfshin 8-të këndues të Kur’anit dhe 5-së anëtarë të grupit Mevkat Tavashih, Grupi i Ilahive.
Çdo vit, miliona muslimanë nga e gjithë bota mblidhen në qytetin e shenjtë të Mekës, në Arabinë Saudite, për Haxh.
Irani gjithashtu dërgoi haxhijë, si dhe një grup aktivistësh të Kur'anit, të njohur si Delegacioni i Nurit ( Drita) e Haxhit, në Haxh.
Anëtarët e delegacionit mbajnë programe Kur'anore, duke përfshirë edhe këndimin e Kur'anit për haxhinjtë.
Vitin e kaluar, Irani nuk mori pjesë në Haxh, pasi tensionet mes Rijadit dhe Teheranit ishin në kulm pas një përplasje vdekjeprurëse të njerëzve gjatë Haxhit të vitit 2015.
Më 24 shtator 2015, mijëra njerëz humbën jetën nga shtypja pasi autoritetet saudite bllokuan një rrugë në Mina gjatë një rituali, duke detyruar turmat e mëdha të haxhinjve të shtypeshin.
Shtypja ishte incidenti më vdekjeprurës në historinë e Haxhit. Arabia Saudite pohon se afër 770 njerëz u mbytën në këtë incident, por zyrtarët në Haxhin dhe Organizata e Haxhit e Iranit thanë se rreth 7,000 vetë, duke përfshirë mbi 460 haxhijë iranianë, humbën jetën.
Mes të vdekurve ishin disa anëtarë të delegacionit Kur'anor të Iranit, përfshirë Muhsin Haxhihassani Kargar dhe Hassan Danesh.
Burimi: IQNA