Kulturë - Art - Fe

Muslimanët shiitë përkujtojnë përvjetorin e lindjes të Imam Rizait

Muslimanët shiitë në Iran dhe vende të tjera të botës morën pjesë të premten në ceremonitë për festimin e përvjetorit të ditëlindjes së Imam Rizait (a.s.) imami i 8-të.

Mijëra njerëz u mblodhën në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rezait në Mashhad, në Iranin verilindor, për të shënuar ditëlindjen, një rasti i mbarë.

Vizitorët u lutën dhe u angazhuan në aktivitete festive në këtë rast.

Iranianët në qytete, qyteza  dhe katune  në mbarë vendin mbajtën ceremonitë në xhami, qendra të komunitetit dhe madje edhe në qoshet e rrugëve duke kënduar  ilahi  fetare dhe duke  u shërbyer  me shumëllojshmëri të ëmbëlsirave dhe lëngje të ndryshme.

Shumica e mediave iraniane ishin gjithashtu në një gjendje shpirtërore të premten, duke ndërprerë në mënyrë të përhershme programet e rregullta për të transmetuar imazhet e faltores së shenjtë të Imamit dhe festimet në Mashhad dhe qytete të tjera. 

Përvjetori i ditëlindjes së Imam Rezait (a.s.) është në ditën e 11-të të muajit Dhul Kaade, sipas Kalendarin Hënor të Hixhretit, i cili ra më 4 gusht të këtij viti, 2017.

Burimi: IQNA