Kulturë - Art - Fe

Dijetari sunni dënon ekstremizmin, tekfirizmin

Dijetari iranian sunni e ka dënuar ekstemizmin, tekfirizmin, prerjen e kokave të muslimanëve duke bërë thirrje për të marrë masa për të ndaluar këtë plagë.

Mulavi Muhammed Mughaddasi, imami i Namazit të Xhumasë në Xhaminë Sunite të Pejgamberit Muhammed (a.s.) në  Mashhad, Iran, në një intervistë me Agjencinë e Lajmeve Taqrib, lidhur me domosdoshmërinë e retorikës së unifikuar në përballjen me terrorizmin dhe ekstremizmin, duke theksuar solidaritetin shoqëror si një nga zgjidhjet kyçe kundër ekstremizmi.

Ai tha: "Ekstremizmi, tekfirizmi, prerja e kokave nga të ashtuquajturit  muslimanë kundër muslimanëve, vrasja e figurave të shquara fetare ka arritur kulmin dhe të gjitha këto padrejtësi duhet të ndalen nga figurat e shquara me ndikim dhe udhëheqësit e mençur".

Imami i Namazit të Xhumasë në Xhaminë e Muhammedit (a.s.) në qytetin Mashad të Iranit, i referohet mënyrës së jetesës së Ehl ul Bejtit (a.s.) duke e quajtur Imam Aliun (a.s.) imami i parë, shia, si pionier i unitetit, fjalët e tij pasohen me veprat e tij, ishte një nga besnikët kryesor ndaj unitetit musliman dhe u bëri thirrje të gjithë muslimanëve për bashkëpunim dhe simpati për të stabilizuar solidaritetin midis muslimanëve.

Ai bëri thirrje për më shumë kujdes të muslimanëve në retorikën e tyre, në mënyrë që ata të mos kontribuojnë në interesat e armiqve dhe të thërrasin të gjithë për të rritur besnikërinë, miqësinë dhe vëllazërinë në zemrat e muslimanëve të tjerë.

Burimi: Taqrib News Agency (TNA)