Kulturë - Art - Fe

Promovimi i kulturës Kur'anore për të parandaluar përhapjen e ideologjisë së Daesh-it (ISIS-it)

Një mësues i lartë iranian i Kur'anit  theksoi se promovimi i kulturës Kur’anore do të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së ideologjisë tekfiriste në Botën Muslimane.

Xhahanbakhsh Faraxhi tha se kur njerëzit njihen me Kur'anin dhe kulturën e tij, grupet si Daesh (ISIL ose ISIS) nuk do të krijoheshin në Botën Muslimane sepse njerëzit arrijnë në një kuptim ku nuk do të kishte vend për dhunë dhe urrejtje.

Duke folur për Agjencinë e Lajmeve Fars, ai gjithashtu bëri thirrje për zhvillimin e programeve për trajnimin e hafizëve  dhe kënduesve të Kur’anit.            Ai tha se investimet në fushat Kur'anore janë lloji më i mirë i investimeve, sepse hafizët dhe kënduesit e Kur’anit  janë vlerat më të çmueshme për shoqërinë.

Ai gjithashtu e përshkroi këndimin e Kur’anit si një art që mund të ndihmojë për të promovuar unitetin dhe përhapjen e mesazhit të Islamit.

Burimi: IQNA