Kulturë - Art - Fe

Secili person duhet të respektojë parimet Islame

Secili person duhet t'iu përmbajtur vlerave dhe parimeve Islame,  theksoi  Huxhet  ul- Islam, Val Muslimin Ali Mabudi.

Instruktori i Seminarit Fetar, Huxhet ul- Islam Val Muslimin Ali Mabudie  kërkoi që secili musliman të bindet  ndaj vlerave dhe parimeve Islame në të gjitha situatat edhe nëse është një minoritet në shoqërinë jo Islame për të paraqitur Islamin e vërtetë Hyjnor  në Botë,  raportoi Agjencia e Lajmeve Taqrib (TNA).  

Instruktori i Seminarit vazhdoi dhe theksoi, mendimtarët fetarë duhet të ofrojnë një strategji efikase dhe efektive kundër-radikalizimit dhe integrimeve që qëndrojnë kundër terrorizmit dhe komploteve të terrorizmit.

"Islami është feja e mirësisë, vëllazërisë dhe kërkimit të të mirës për të tjerët, tha Huxhet ul – Ali Mabudie,  duke vënë në dukje," se këto krime nuk kanë të bëjnë aspak me Islamin ".

"Në kundërshtim me terrorizmin e dhunshëm nga grupet e ngjashme  Tekfiriste  që po i kryejnë këto krime në emër të Islamit, njerëzve duhet t'u jepet mundësia për të ushtruar detyra dhe veprimtari të ligjshme Islame", theksoi Huxhet ul- Islam Ali Mabudie.

Sipas mendimtarëve fetarë, veprimi, programi dhe imazhi i saj i ekzagjeruar i radikalizmit rezultoi në një valë keqtrajtimi ndaj muslimanëve.

Burimi: Taqrib News Agency (TNA)