Siria

Militantët në Siri dëmtojnë vendet e shenjta shi’ite

Militantët e një grup të ndarë prej al-Kaidës kanë bombarduar një pjesë të madhe të një vendi të shenjtë të myslimanëve Shia në qytetin verior të Sirisë, në Raka.


     Sipas Press TV, fotografitë e xhamisë së Ammar bin Jasiri dhe Uvejs el-Karaniut të postuara në internet të mërkurën tregojnë dëmtime të shumta në muret e jashtme dhe në çati.  


     Fotografi të tjera tregojnë dëmtime të tjera, një mur i xhamisë i shembur nga brenda, pjesë të tjera të shpërndara nëpër rrugë.


    Ky vend, u pushtua më shumë se një vit më parë nga militantët që luftojnë kundër qeverisë siriane, dikur ishte një destinacion për pelegrinët shi’itë myslimanë nga Irani, Libani dhe Iraku.


     Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me qendër në Londër,  tha se i ashtuquajturi Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit (ISIL)  kishte kryer paradite dy shpërthime të fuqishme në xhaminë historike.  


     El-Kaida, i ashtuquajturi Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit (ISIL)    dhe grupe të tjera Tekfiriste kanë në shënjestër, kanë shkatërruar, shumë vende historike dhe fetare në Siri gjatë tre viteve të fundit.