Tre agjentë të shërbimit sekret të SHBA u pezulluan
Sipas zyrtarëve të lartë të zbatimit të ligjit të SHBA-ve, tre agjentëve të Shërbimit Sekret të SHBA-ve që përgjigjen për mbrojtjen Barack Obamas u dërguan në shtëpi nga Hollanda për arsye disiplinore që lidhen me pirjen e alkoolit.
Një agjent u gjet i dehur dhe pa
ndjenja në një hotel në Amsterdam. Dy agjentë të tjerë konsiderohen
bashkëfajtor, sepse ata nuk kanë ndërhyrë për të ndihmuar agjentin e dehur.
Zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Ed
Donovan konfirmoi të martën se agjencia i ka dërguar tre punonjës në
shtëpi për arsye disiplinore dhe se ata tani janë vënë në pushim
administrativ në pritje të një hetimi. Zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Ed Donovan
Donovan nuk pranoi të komentojë më tej.
Sipas gazetës Washington Post, e cila për herë të
parë e ka raportuar masën disiplinore, tre agjentët janë anëtarë të ekipit të Shërbimit
Sekret - Counter Assault Team, të cilët
zakonisht udhëtojnë me Obamën në karvanin e tij dhe nëse ai është në rrezik,
atëherë ekipi do të thirret për të ndjekur sulmuesit.
Obama zbriti në Holandë të hënën, ku
fillon udhëtimin një javor në Evropë dhe Arabinë Saudite. Obama udhëtoi nga
Haga në Bruksel të martën në mbrëmje. Skandali i Shërbimit Sekret vjen mes
përpjekjeve nga agjencia për të riparuar imazhin e saj të njollosur nga kjo sjellje
e keqe.