Siria

Kevin Barrett: Arabia Saudite armatosë, financon militantët e çmendur

Arabia Saudite është duke financuar dhe pajisur me armë militantët e çmendur për të luftuar, për përmbysur qeverinë e kryetarit të Sirisë,  Bashar el-Assad, thotë një analist për Press TV.


    Sauditët përpiqen për të hedhur para dhe armë tek të gjithë këta njerëz, shumica të çmendur, duke shpresuar se ata do të shkojnë për të përmbysur qeverinë e dikujt tjetër në Siri, tha Kevin Barrett të mërkurën në një intervistë me Press TV.


     Ai shtoi se regjimi  Saudit ka kërkuar nga qeveritë perëndimore që të dorëzojnë një numër të madh raketa anti -ajrore këtyre grupeve militante në Siri.


     Kevin Barrett, megjithatë, vuri në dukje se Perëndimi ka gjasa të hedhë poshtë këtë thirrje qesharake nga Sauditët për armë të avancuara për militantët dhe do të preferonte zgjidhje politike për krizën në Siri.


     Nëse ka një autokraci në Lindjen e Mesme, që duhet thirrur për ndryshimin e regjimit, ajo është Arabia Saudite, tha Barrett.


     Ai rekomandoi që monarkia Saudite rrënjësisht të rishikojë kursin e saj dhe të ndaloi përpjekjen e përgjakshme për të përmbysur qeveritë fqinje.


      Siria kohët e fundit u ankua në Kombet e Bashkuara për rolin e Arabisë Saudite në mbështetjen militantëve të huaj që luftojnë kundër kryetarit Bashar el- Assad.


     Në letrën për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Mun dhe Kryetarit të Këshillit të Sigurimit të OKB, Sylvie Lucas, Ministria e Jashtme e Sirisë tha se Rijadi ende nxitë, shpërndan flakën e trazirave në Siri.


    Siria ka premtuar, gjithashtu, të ofrojë pranë Këshillit të Sigurimit të OKB-së identitetin e afër 230 militantëve sauditë të vrarë gjatë konfliktit në vend.


     Damasku dëshiron që OKB-ja t'i bëj presion Arabisë Saudite për të ndërprerë përkrahjen për terrorizmin.