Siria

Ekspertët: audioja e publikuar tregon dëshpërimin e Turqisë

Press TV ka biseduar me Sharif Nashashibin, gazetar dhe ekspert për Lindjen e Mesme nga Londra, për të diskutuar më tej rolin e Turqisë në ndeyjen e flakëvetë luftës civile në Siri.

Më poshtë është një transkriptim i përafërt i intervistës.

Press TV: Z. Nashashibi, kjo bisedë e publikuar implikon nivelet më të larta të qeverisë turke në planifikimin e një sulmi të rremë, që mund të përfshijë Ankaranë në mënyrë direkte në krizën siriane.

Pse dëshiron Turqia të përzihet direkt në situatën në Siri dhe pse duan ata më shumë paqëndrueshmëri në vendin e tyre fqinj?

Nashashibi: E vetmja arsye që mund të mendoj, edhe pse personalisht më duket e çuditshme, është se kjo do të ishte një mjet për Erdoğanin për të pasur mbështetjën e brendëshme për të dërguar trupat në luftë, më arsyetimin e vetëmbrojtjes. E më pas ai do të thoshte: Po ja, ne duhet të mbështesim trupat tona.

Kjo është e vetmja arsye që më shkon ndërmend. Por, është një politikë që për mua nuk është shumëë llogjikshme. Por nuk shoh arsye tjetër pse ai do të ndërmerrte një aventurë kaq të pandershme dhe kaq të rrezikshme, duke rrezikuar jetën e ushtarëve turq. Dua të them se ata mund të shkojnë të luftojnë e të vriten me një pretekst të rremë. Kjo nuk ka shumë kuptim për mua.

Press TV: Z. Nashashibi, Ministri i Jashtëm Davutoğlu është dëgjuar në këtë audio së bashku me shefin e inteligjencës të ketë thënë se ata mund të dërgojnë ... dhe foli për raketa që mund të lëshoheshin edhe mbi Turqinë.

Çfarë do të thotë kjo,  për udhëheqësit e një vendi, të cilët janë të gatshëm ndoshta edhe të lëndojnë vetën e tyre, nëse flasim për rraketa mbi Turqinë, dhe siç e theksuat edhe ju, edhe të dërgojnë trupa turke në Siri. Çfarë do të thotë kjo?

Nashashibi: Kjo tregon nivelin e dëshpërimit  përderisa ata janë të gatshëm të arrijnë deri në këtë pikë, duke të bëjnëçfarë të jetë e mundur për ta arritur këtë. Duke vënë në rrezik jëtën e ushtarëve dhe civilëve turq, duke u zhytur në një luftë të tillë me Sirinë, e cila është shumë e komplikuar.

Pra, ky është më të vërtetë një dëshpërim dhe që Erdoğani të thotë se inçizimi është i pandërshëm, kjo është me të vërtetë irrituese. Unë do të thoja se veprimet e qeverisë turke janë të pandershme duke u përpjekur të mashtrojë publikun duke besuar se ata po hyjnë në një luftë me një pretekst që nuk është i vërtetë.

Por, siç e tha Erik Draitseri, kjo nuk është vetëm në Lindjen e Mesme, por ndërkombëtarisht.Kjo nuk është diçka e re. Pretekstet e rreme për luftë nuk janë diçka e re. Vetëm në rajon ju keni rastin e Irakut, Luftën e Suezit në vititn 1956, luftën Arabo-Izraelite në vitin 1967; ka pretekste të rreme në të gjithë botën, dhe në rajon. Pra, kjo nuk është diçka e re.

Press TV: Mirë, ju folët për dëshpërim.Dëshpërim për çfarë? Po flasim për të mbëtur në pushtet, apo për çfarë dëshpërimi? A mund ta sqaroni se çfarë doni të thoni?

Nashashibi: Shumica  e këtyre luftërave që janë nisur me pretekst të rremë kanë pasur për qëllim mbështetjën e brendëshme. Në kohë lufte njerëzit mblidhen rreth trupave dhe tubohen rreth liderit të tyre.

Pra, kjo është një përpjekje..., Erdoğani ka qënë nën presion të brendshëm për shumëçështje të ndryshme dhe, ju e dini, ajo që mund të shoh nga ky akt është një mënyrë për të terhequr vemendjën e njerëzve nga skandalet e korrupsionit, nga praktikat autoritare që ai bën, duke u përqëndruar në një luftë kombëtare pë vetëmbrojtje për të rritur mbështetjën e tij.

Mbase kjo është llogjika. Sepse kjo është llogjika e liderëve të tjerë, të cilët kanë nisur veprime të tilla në mbarë botën në situata të tjera.

Press TV:  Z. Nashashibi ju i dëgjuat disa nga komentet. Dua të zgjatem tek komenti i fundit dhe mendimin tuaj mbi këtë. A është kjo një dredhi e Perëndimit për të përfshirë NATO-n në mënyre direkte në Siri?

Nashashibi: Unë nuk shoh ndonjë dëshmi për këtë. Dhe nuk e besoj një teori konspirative, vetëm në rast se ka prova për këtë. Pra, kjo do të ishte spekulim. Pra, nuk po i futem kësaj, pasi nuk prova për këtë.

Press TV: Z. Nashashibi, inçizimi gjithashtu tregon për përfshirjen e SHBA-ve, flet për të..., Davutoğlu foli për të. Në thelb, Xhon Kerri e dinte për sulmin, dhe praktikisht, ishte vetëm duke pritur për të se kur do të ndodhte. Çfarë do të thotë për ju? Nëse Uashingtoni dhe Ankaraja janë direkt duke koordinuar, siç mund të thonë disa, sulme të rreme?

Nashashibi: Përsëri kjo është ajo që zyrtarët turq po thonë. Ju e dini, Kerri nuk është në inçizim, kështu që ne nuk mund të themi me siguri se cila është përfshirja e Amerikës. Pa dyshim, Turqia dhe Amerika janë aleatë dhe do të ketë një koordinim, por nëçfarë niveli, dhe për çfarë kanë rënë dakord e për çfarë jo, dua të them se të qënit në dije nuk do të thotë rënie dakord.

Pra, përsëri, kjo është spekuluese. Nuk ka zë amerikan në audio; kjo është ajo që zyrtarët turq po thonë. Pra, përsëri, janë spekulime, dhe ju e dini, nëse i referohemi teorive konspirative....

Press TV: Mirë, më lejoni t’i qasem kësaj pyetje në këtë mënyrë. Ne e dimë se qëllimi kryesor i Uashingtonit është rrëzimi i qeverisë së Bashar Al-Asadit dhe kjo gjithashtu është një nga qëllimet e qeverisë turke.  A ka mundësi që ata të jenë dukë bërëçdo gjë qëështë e nevojshme, pasi lufta po vazhdon prej tre vjetësh, dhe do të ishte e mundur që ata të kenë arritur në këtë pikë dëshpërimi për shkak të fitoreve të fundit të qeverisë së Basharit dhe tani po mundohen të realizojnë diçka tjetër që do t’i përfshinte ata në mënyrë direkte?

Nashashibi:  Shiko, është e mundur..., por përfshirja e Amerikës me opozitën siriane nuk ka qënë në një nivel që mund të konsiderohet kërcënim i rrezikshëm për qeverinë e Bashar Al-Asadit; pra përsëri, është një spekullim të thuash se si mund të jetë përfshirja e SHBA-ve në këtë operacion të veçantë turk.

Megjithatë, jam dyshues për arsyet e Amerikës në Lindjen e Mesme. Historikisht, ky është rasti, por ne nuk e dimë nivelin...