I dërguari i Sirisë në OKB-së thotë se militantët vrasin civilët
Ambasadori i Sirisë në OKB, Bashar Xha’fari thotë se militantët e mbështetur nga Arabia Saudite, Katari dhe Turqia po vrasin popullin sirianë.
Sipas Press TV, Xha'afari të premten ka
mohuar se forcat qeveritare përdorin bombardimet ndaj njerëzve, duke thënë:
Jo. Çfarë ju shihni në TV është reklamë, publicitet. Ne nuk vrasim njerëzit tanë .
I dërguari sirian shtoi se Arabia
Saudite, Katari dhe Turqia po mbështesin militantët, të cilët vijnë kryesisht
nga Çeçenia, Afganistani, Pakistani, Tunizia, Libia dhe Arabia Saudite dhe tha
se ata po vrasin popullin në Siri.
Bashar Xha’fari, gjithashtu, denoncoi
disa anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe sekretariatit të tij për
refuzimin për të dëgjuar të vërtetën për situatën në Siri.
Ambasadori sirian tha se vetë ato
vende janë thellësisht të përfshira
në përhapjen e terrorizmit në të gjithë Sirinë.
Siria është kapluar nga dhuna
vdekjepruese që nga viti 2011. Raportet thonë se rreth 140.000 njerëz janë
vrarë deri më tani dhe miliona të tjerë janë të zhvendosur për shkak të luftës.