Siria

Grupet rivale tekfiriste përleshen në Siri

Përleshje vdekjepruese kanë shpërthyer në mes të militantëve rival të el-Kaides në Sirinë lindore, grindjet e brendshme janë në rritje në mesin e grupeve tekfiriste të përkrahura nga të huajt që veprojnë në këtë vend arab.


    Sipas Press TV, vala e re e grindjes shpërtheu pasi militantët nga e ashtuquajtura Shtetit Islam i Irakut dhe Shamit (ISIL) sulmuan bazën e Frontit al-Nusra-së në fshatin e qytetit lindor të Deir ez-Zor  të Sirisë, ku u vranë disa prej tyre.

 

     Pas përleshjeve vdekjeprurëse, një grup i tretë i armatosur i lidhur me terroristët  e Frontit al-Nusra sulmuan një bazë të ashtuquajturit  Shtetit Islam i Irakut dhe Shamit (ISIL) ku u vranë shumë prej anëtarëve të tij në shenjë hakmarrje për sulmin e tyre më parë.


     Muajin e kaluar, i ashtu-quajturi  Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se lufta në mes të militantëve ekstremistë që veprojnë në Siri kishte lënë rreth 3.300 viktima që nga muaji janar.