Kosova

Thaçi në Bruksel, heqja e Kosovës nga preambula e Kushtetutës së Serbisë

 Nesër në Bruksel do të mbahet një takim mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Presidenti Hashim Thaçi, në një intervistë për RTK’në, ka shpjeguar arsyet e këtij takimi dhe temat eventuale.

Takimi, i ndërmjetësuar nga kryediplomatja e BE’së, Federica Mogherini, pasohet nga ato bilaterale joformale në margjina të Samitit të Dubrovnikut.

Thaçi, para takimit, ka përshëndetur iniciativën e Serbisë për heqjen e Kosovës nga preambula e Kushtetutës së Serbisë, për të cilën ai uron që kjo të ndodhë.

Presidenti Thaçi ka folur edhe për Gjykatën Speciale dhe për procesin e krijimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit.