Kurs Kur’anor Veror për Gra në Qerbela
Këtë verë do të organizohet edicioni i katërt i Kursit Mësimor të Kur'anit për gratë në qytetin e shenjtë të Irakut, në Qerbela.
Sipas faqes së internetit të Astanit (Kujdestarisë), Xhamisë së Shenjtë të Imam Hysejnit (a.s.) Seksioni i Mësimit Kur'anor në bashkëpunim me Zyrën e Çështjeve Fetare të Astanit planifikon të mbajë Programin Arsimor Kur’anor në pushimet verore.
Gratë dhe vajzat e grupmoshave të ndryshme mund të marrin pjesë në kursin e titulluar "Sejjida Fedhdha".
Intisar Fadhil, drejtori i seksionit, tha se qëllimi kryesor i programit është të inkurajojë gratë dhe vajzat e rajonit që të përdorin më së miri pushimet e tyre për të mësuar përmendësh Kur'anin.
Sesionet edukative dhe seminaret mbi interpretimin e Kur'anit dhe parimet e këndimit të Kur’anit, do të jenë ndër programet Kur'anore të planifikuara në margjinat e Kursit Kur’anor, shtoi ajo.
Pjesëmarrësve u jepet certifikata dhe ata që e mësojnë Kur’anin përmendësh, apo 20-të ose 15-të, Xhyza (Pjesë) të Kur'anit, do t'u shpërblehen me udhëtim falas në vendet e shenjta.
Burimi: Fa News