İran

Festohet Viti i Ri i Iranit në OKB

Ambasadori i Iranit në OKB, Ghulam Hussein Dehghani tha se Nevruzi është një tregues i mirë i vazhdimit të kulturës persiane dhe identifikim i Iranit, si dhe një kujtesë e kulturës të pasur iraniane  dhe kontributin e tij për kulturën dhe civilizimin njerëzor.


   Sipas agjencisë IRNA, Viti i Ri Persian ose Nevruzi u kremtua të hënën, pasdite, në një ceremoni, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit nga 12 shtete, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Yan Eliasson dhe një numër diplomatësh në selinë e OKB-së.  


   Ambasadori i Iranit në OKB, Ghulam Hussein Dehghani, përveç tjerash, tha: “Shpallja e Nevruzit si Dita Botërore nga ana e OKB-së dhe duke pasur parasysh këtë ngjarje si një trashëgimi kulturore botërore nga ana e UNESCO-s, si dhe njohja e saj nga shumë parlamente botërore tregojnë rëndësinë e saj kulturore dhe historike.