Amerike

Obama zotohet për bashkimin perëndimor përpara Samitit të krizëz në Ukrainë

Kryetari amerikan Barak Obama të hënën u zotue për unitetin perëndimor për dënimin e Moskës për shkak të aneksimit të Krimesë, përpara bisedimeve, që mund të shohin Rusinë të përjashtuar nga klubi G8-të i vendeve të pasura.


    Ukraina vetvetiu, nga kryetari  i vendit, njoftoi se trupave të tij u kishte dhënë urdhër që të tërhiqen nga Krimea pas rënies së një baze ushtarake në duart e trupave të Kremlinit.


     Evropa dhe Amerika janë të bashkuara në mbështetjen e qeverisë tonë ukrainase dhe popullit ukrainas, ne jemi të bashkuar në imponimin e një çmimi për Rusinë për veprimet e saj deri më tani, u tha Obama gazetarëve në Rijksmuseum në Amsterdam.


     Obama më pas u nis për në Hagë, ku ai e ka ftuar mbledhje të jashtëzakonshme të Grupit të Shtatë për të diskutuar se çfarë hapa duhet marrë për gjendjen më të keqe Lindje –Perëndim,  që prej Luftës së Ftohtë.


     Këshilli i sigurisë dhe i mbrojtjes kombëtare ka arritur një vendim , në bazë të udhëzimeve nga ministria e mbrojtjes, për të kryer një ripozicionimin të njësive ushtarake të stacionuara në Republikën Autonome të Krimesë, tha presidenti i Ukrainës, Oleksandr Turchynov, para ligjëvenësve. 

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}