Katari sulmohet për shkak mbështetjes palestineze
Katari është vendosur nën presion të madh për të ndalur mbështetjen e tij rezistencës palestineze në Gazë. Çështja palestineze dhe mbështetja rezistencës palestineze, si drejtë themelore për të rezistuar agresionit izraelit, është njëra nga çështjet që e karakterizon politikën e jashtme katarase. Për shkak të kësaj çështje Katari është vënë nën presion të fuqishëm që të ndal mbështetjen e tij rezistencës palestineze, posaçërisht në Gaza, saktësisht pas embargos dhe rrethimit të imponuar Rripit të Gazës në vitin 2007. Çështja e Palestinës dhe Gazës nuk ka munguar në zhvillimin e shpejtë të ngjarjeve gjatë kësaj kohe, duke filluar nga samiti në Rijad gjatë majit që kaloi, me ç’rast presidenti amerikan Donald Trumpi ka deklaruar se Lëvizja e Hamasit është grup terrorist, dhe ka fol për ndërprerjen e financimit”të të gjitha partive dhe lëvizjeve të cilët Washingtoni i ka cilësuar si terroriste”. Meilet e hakuara të ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Washington Jusuf al Otaibës, të cilët kanë rrjedh në opinion, zbulojnë se përgatitjet paraprake në mes Emirateve dhe lobit izraelit në SHBA që të dëmtohet reputacini i Katarit, në aspektin e mbështetjes së”terrorizmit”, me të cilin nënkuptohet se Katari ka ofruar strehim udhëheqjes së Hamasit dhe përfaqësuesve egjiptian të Vëllezërve Mysliman.
Kjo fushatë e fuqishme kundër Katarit ka nis me qëllim të presionit mbi këtë shtet për të ndryshuar politikën e saj ndaj çështjes palestineze dhe lëvizjes së rezistencës në Gazë të cilën e përfaqëson Hamasi dhe fraksionet tjera të cilët nuk po heqin dorë nga opsioni i rezistencës. Doha ka pas rol aktiv dhe me ndikim në shumë pikat drejt zgjidhjes së çështjes palestineze, dhe akoma ishte e përkushtuar këtij roli të cilin e konsideron si obligim nacional dhe humanitar. Katari i ka ofruar strehim liderëve të Hamasit, pasi që Jordania i ka dëbuar më 1999, me ç’rast iu është dhënë drejta e lëvizjes së lirë dhe aktivitetit politik. Njashtu ka pranuar një numër të madh të burgosurve të liruar palestinez të cilët janë dëbuar nga Palestina në kuadër të marrëveshjes për këmbim të burgosurve, me rastin e lirimit të Gilad Shalitit.
Doha gjithmonë ka pas qëndrime të qarta ndaj çështjes palestineze, Jerusalemit dhe Gazës në forumet ndërkombëtare, e posaçërisht në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe institucioneve të saja, në të cilën ka ngit zërin e saj në emër të popullit palestineze dhe ka denoncuar politikën izraelite. Këtë politikë të cilin Katari e ka ndjek ndaj çështjes palestineze, posaç[risht ndaj Jerusalemit dhe Gazës ka kontribuar ekzistimit palestinez dhe kundërshtimit presioneve izraelite dhe rajonale në Lëvizjen e rezistencës në Gaza, gjë që u bë shënjestër e hapur gjatë ditëve të fundit me fushatën e ashpër e cila tani po udhëhiqet kundër shtetit të Katarit për të ndryshuar politikën e saj të jashtme.
Burimi: Al Jazeera