Talebanët sulmuan zyren afgane të zhgjedhjeve në Kabul
Policë afganë largohen nga vendi
i sulmit në një zyre të komisionit zgjedhor në Kabul më 25 mars, 2014.
Militantët në kryeqytetin e Afganistanit, në Kabul, sulmuan zyrën e komisionit zgjedhor të vendit, duke vrarë të paktën dy persona dhe plagosur disa të tjerë.
Zyrtarët afganë thanë se një sulmues
ka shpërthyer makinën e tij dhe dhe shpërthime të tjera eksplozivi u nisën nga jeleku
e tij, duke hapur rrugën për sulmuesit e tjerë për të sulmuar në brendësi të
ndërtesës.
Rreth orës 11:35, një sulmues
vetëvrasës hodhi veten në erë në portën e një zyre IEC ( Komisioni i Pavarur i
Zgjedhjeve) rajonal në Darulaman, dhe pastaj disa sulmues të tjerë hynë në
ndërtesë , tha për media një
zyrtar i lartë i policës në Kabul.
Raportet e medias lokale afgane thonë
se persona të armatosur kanë marrë peng rreth 20 punëtorë të zgjedhjeve brenda
ndërtesës .
Zona e paqëndrueshme ka qenë e
rrethuar nga forcat speciale afgane pasi të dy palët vazhdojnë të shkëmbejnë
zjarr.
Talebanët kanë marrë përgjegjësinë
për sulmin vdekjeprues ndaj punëtorëve të zgjedhjeve. Ky është sulmi është i
fundit në fushatën e dhunshme të Talibanëve kundër votimeve të ardhshme
presidenciale.
Ata, gjithashtu, kanë i bëri thirrje
militantëve të synojnë të gjithë punëtorët, aktivistët, dhe forcat e sigurisë
të përfshira në zgjedhjet e 5 prillit.
Sulmet militante kanë marrë tashmë
jetën e disa punëtorë të fushatës gjatë disa javëve të fundit në rajone të
ndryshme të vendit.
Të gjithë kandidatëve u janë dhënë makina të blinduara dhe roje të sigurisë.
Dhjetë kandidatë janë duke konkuruar
për votimin presidencial në të cilin do të zgjedhet një pasues i presidentit
Hamid Karzai.
Zgjedhjet vijnë përpara planifikimit
për tërheqje të trupave të huaja të
udhëhequra nga SHBA nga Afganistani, më 2014 .
Presidenti Hamid Karzai kohët e
fundit ka thënë se ai nuk e pa asnjë të mirë nga prania amerikane
në Afganistan, duke vënë në dukje se misioni i NATO-s i udhëhequr nga SHBA ka
dështuar të sjellë sigurinë.
Presidenti i Afganistanit, Hamid
Karzai, paralajmëroi, gjithashtu, se ai nuk do të lejojë praninë e vazhdueshme
të huaj nëse kjo do të thotë më shumë bomba dhe vrasje të civilëve.