Imami musliman sunni: Ramazani, mundësia për unitetin musliman
Autoriteti i lartë iranian sunni përgëzoi Ramazanin si një arenë për solidaritetin e muslimanëve anembanë globit duke theksuar rëndësinë e unitetit si një prioritet.
Mamusta Muhammed Muhammadi, Imami Sunni i Namazit të Xhumasë në Kermanshah, në një intervistë me Agjencinë e Lajmeve RASA, përgëzoi të gjithë muslimanët me rastin e mbërritjes së muajit të agjërimit të Ramazanit duke e quajtur atë një mundësi për solidaritet mes të gjithë muslimanëve, njoftoi Agjencia e Lajmeve Taqrib.
Ai tha: "Muslimanët tregojnë solidaritetin e tyre në botë gjatë muajit të Ramazanit, pasi Uniteti Islam është sigurisht një domosdoshmëri kyçe në Botën Islame ".
Imami theksoi statusin e lartë të Ramazanit dhe u kërkoi muslimanëve të bëjnë më të mirën e mundëshme dhe tha: "Bota Islame të bashkohet me njëri-tjetrin si një trup i bashkuar për të adhuruar Allahun e Plotfuqishëm dhe kjo është një dëshmi për solidaritetin e tyre".
Imami i namazit të komunitetit musliman sunni në Kermanshah vuri në dukje, "muslimanët duhet të ruajnë solidaritetin e tyre gjatë kësaj kohe, pasi armiqtë janë në ndjekje të vazhdueshme për të ndalur integrimin në Botën e Islamit".
Ramazani është muaji i nëntë në kalendarin hënor Islam, kur muslimanët agjërojnë duke abstenuar nga ushqimi dhe pijet nga agimi në muzg, duke u fokusuar në lutjet dhe duke lexuar Kur'anin.