Këndimi i Kur'anit në Ramazan në Xhaminë e Abdul Azim Hassani
Çdo ditë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, një nga 30 Xhyzat (pjesët) e Kuranit do të lexohet në Xhaminë e Shenjtë të Hz. Abdul Azim Hassani në Rey, në jug të Teheranit, kryeqytetit i Iranit.
Abbas Salimi, zëvendës i kulturës së Astanit (Kujdestarisë) të Xhamisë të Hazrati Abdul Azim Hassani (a.s.), tha se ajetet e një Xhyzi të Kur'anit recitohen në Tartil çdo ditë pas namazit të Drekës dhe të Ikindisë.
Këndues të shquar të Kur'anit nga Irani janë ftuar për këndimin me Tertil të ajeteve të Kur’anit, vuri në dukje ai.
Salimi shtoi se një numër i pikave interpretuese rreth këndimit të Xhyzit shpjegohen gjithashtu nga Ajetullah Muhammed Muhammedi Rejshahri, kujdestar i Xhamisë së Shenjtë.
Sipas zyrtarit, recitimet dhe programet e tjera Kur'anore në Xhami transmetohen drejtpërdrejt nga kanali IRIB 5.
Programet përfshijnë kumtesa, fjalime nga studiues fetarë me përmbajtje kulturore-kur'anore, vazhdoi ai për të thënë.
Abdul Azim Hassani (a.s.) i njohur gjithashtu si Shah Abdul Azim, ishte një pasardhës i Imamit të pestë i Imam Hassan ibn Ali (a.s.) dhe një shoqërues i Imam Muhammed Takiut (a.s.).
Xhamia e Shenjte e tij në Rey është një vend që vizitohet çdo vit me miliona vizitorë nga gjithë Irani dhe pjesë të tjera të botës.