Shqipëri

Trekëndëshi politik përballë fushatës dhe medias në zgjedhjet e reja

Është e qartë lidhja e ngushtë që ekziston midis tri faktorëve si politika-media-publiku, por në radhë të parë, kemi të bëjmë me një tjetër trekëndësh politik si partia-lideri-programi. Të trija këto vijnë tek zgjedhsit me nocionin e trekëndëshit të produktit politik. Ato synojnë, së bashku, të sjellin një markë të caktuar, që në këtë rast është vet lideri. Kjo markë duhet t‘i sjellë, partisë, fitime që në këtë rast janë votat. Si ndodh kjo? Duke shitur programin elektoral. Në këtë rast, me zgjedhjet e reja, opozita  ka një program të përcaktuar qysh në 18 shkurt, ditën e ngritjes së çadrës së Lirisë. Ajo u nis me një kauz dhe në bazë të kësaj kauze hartoi programin e saj elektoral. Nuk kishte rëndësi kushtetuta për shtyrjen e zgjedhjeve, kishte rëndësi kauza opozitare nga ku nisi dhe programi elektoral. Ky program, të cilin lideri po e përdor për të fituar votat që i duhen partisë, bëri kurban legjislacionin në fuqi për kërkesën e një qeverie teknike, ku sipas ligjit kushtetues, Qeveria e mbaronj mandatin e saj ditën që populli ja ka dhënë me votë. Pra, sipas Kushtetutës, mandati qeverisës duhet të mbarojë më 18 qershor, ditën edhe kur ky mandat është fituar, por programi i markës politike, pra liderit, e shtyp këtë nocion në favor të zgjedhjeve të lira dhe të ndërshme dhe\ose në favor të zgjedhësve apo votës demokratike. Qeveria aktuale, e cila përbën trekëndëshin përballë opozitës, nuk ka një program të qartë për të shitur. Sipas saj, çdo gjë është bërë sipas ligjit dhe rendit. Pra, paketa e saj elektorale do të eci në të njëjtën vijë me programin e shkuar. Media qendron skeptike përballë programeve elektorale të dy partive, por informacioni i saj është i politizuar majtas, duke qenë se AMA tashmë është në konglomerat politiko-mediatik me vetë pushtetitn.

Ishtë, pikërisht, paketa MC\Allister ajo që solli këtë klimaterazh politik aktual. Brian Yee, i dërguari i fundit i ndërkombëtarëve, vendosi pikat mbi  (i) duke j‘u propozuar, të dyja palëve, një marrëveshje të përbashkët dhe në interes të së dyja palëve. Këtë marrëveshje, media e interpretoi si Pazar midis dy partive. Ajo e etiketoi Kryeministrin si të shitur, tek opozita, për të mbrojtur karrigen, kurse Lulzim Bashën e quajti trradhtar të atyre 600 mijë shqiptarëve që dolën në protestë për një Shqipëri pa Edi Ramën kryeministër. Nga ndërkombëtarët kjo u konsiderua si rruga e vetme. Madje Kryeparlamentarja e Unionit të Ballkanit, Frederika Mogherini, e quajti këtë marrëveshje si arritje të madhe për vendet e ballkanit drejt Europës dhe theksoi se tashmë këto vende janë gati për hapjen e negociatave si dhe\ose integrimin e tyre në familjen e madhe europiane.

Megjithatë, mund të themi se përparësia e çështjeve mbi komponentët e tjerë politik lidhet ngushtë me aftësitë e partive politike për të përmbushur premtimet e dhëna me anë të së cilave ato identifikojnë vetveten, ligjin, median dhe vetë popullin në interesa të përbashkëta për t’u bërë pjesë e BE-së krah vendeve të tjera anëtare, duke respektuar ligjin, rendin dhe Kushtetutën.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}