Suudi Arabie

Pse Arabia Saudite është mike e Amerikës, armike e Iranit?

Presidenti Trump mban një shpatë dhe kërcen me kërcimtarë tradicionalë gjatë një ceremonie të mirëpritur në Pallatin Murabba në Riad,  më 20 maj, 2017.
Presidenti Trump mban një shpatë dhe kërcen me kërcimtarë tradicionalë gjatë një ceremonie të mirëpritur në Pallatin Murabba në Riad, më 20 maj, 2017.

Lexuesit e  The Los Angeles Times kanë vënë në pikëpyetje pretendimet e Uashingtonit për mbështetjen e demokracisë dhe lirive sociale në mbarë botën, duke pyetur pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës zgjedhin për mike  Arabinë Saudite, një monarki absolute, por antagonizon Iranin demokratik.

Rogelio Peña, Montebello

Iranianët rizgjodhën lehtësisht Hassan Rouhanin si president. Tri të katërtat e votuesve të mundshëm votuan, me një pjesëmarrje më të mirë sesa në zgjedhjet tona.

Ne i referohemi Iranit si armiku jonë, e megjithatë  Hassan Rouhani konsiderohet si një i moderuar  dhe në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, moderatorët dhe reformatorët kishin shfaqjen e tyre më të fuqishme ndonjëherë në Iran.

Këtë fundjavë, Presidenti Trump vizitoi Arabinë Saudite, ku nuk mbahen fare zgjedhje kombëtare. Ky vend udhëhiqet nga një familje mbretërore. Islami është fe shtetërore dhe lëvizja puritane muslimane vehabiste që sundon Arabinë Saudite kontrollon shumë aspekte të jetës.

Arabia Saudite është miku ynë dhe ne ende e kalojmë botën duke e shitur dhe ungjillizuar barazinë, lirinë e zgjedhjes, zgjedhjet e lira, vetëvendosjen dhe demokracinë. Si mund ta shikojmë veten në pasqyrë pa parë dy fytyra?

Chris Norby, Fullerton

Arabia Saudite është një monarki absolute, ndërsa Irani qe sa mbajti  zgjedhjet  presidenciale. Sauditët ndalojnë Biblën, ndërsa të Krishterët dhe Çifutët kanë vende të rezervuara në parlamentin e Iranit. Paratë se Arabisë Saudite financuan sulmet e 11 shtatorit, ndërkohë që asnjë sulm terrorist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është i lidhur me Iranin. Më shumë se gjysma e të gjithë studentëve të Universiteteve iraniane janë femra dhe në Arabinë Saudite, femrat as nuk lejohen të vozitin.

Peter Langenberg, Pasadena e Jugut

A mundet dikush të shpjegojë pikërisht pse jemi aleatë me Arabinë Saudite kundër Iranit?

Për redaktorin: Trump dukej me të vërtetë i lumtur në Arabinë Saudite. Ai u mirëprit si mbret dhe fëmijët e tij si trashëgimtarë mbretëror. Ai është i rehatshëm në mesin e ushtrive të tij mbretërore, larg nga kundërshtarët në shtëpi që nuk tregojnë respektin e duhur.

Dhe pse? Për shembull,  Trump kërkon një luftë më të madhe kundër terrorizmit, por ai nuk arrin të theksojë se shumica e sulmuesve të 11-të shtatorit ishin nga Arabia Saudite. Për disa, ai rreh gjoks kundër ekstremizmit, por ai injoron se Al Kaida dhe ISIS  janë fuqizuar  nga  Vehabizmi, i cili mbështetet nga Mbretëria e Arabisë Saudite.

Trump duket  se gëzohet të jetë me mbretëri, por ai nuk duhet ta sjellë atë me veti në shtëpi.

Burimi: ABNA24