Egjipt

Mbi 1.200 përkrahës të Mursit do të përballen me gjyqin

Burimet gjyqësore thonë se Egjipti do të zhvillojë gjyqin më të madh në historinë e tij me ndjekjen e më shumë se 1.200 përkrahësve të kryetarit të rrëzuar Muhamed Mursi me akuzën për dhunë gjatë një operacioni të policisë në vitin 2013.


    Sipas Press TV, thanë burimet të premten se gjyqi do të mbahet në qytetin e Minja në jug të kryeqytetit Kajro.


    Udhëheqësi suprem i Vëllazërisë Muslimane, Muhammed Badie do të jetë në mesin e të pandehurve në gjykim.


    Dhuna mbi individët dhe pronën publike është thënë se ka ndodhur në jug të Egjiptit në muajin gusht, 2013, pasi forcat e sigurimit të vendit shkatërruan dy kampet e protestës në Kajro, të vendosura nga përkrahësit e Mursit, duke kërkuar rivendosjen e tij.


     Sipas organizatës për të drejtat e njeriut Amnesty International, së paku 1,400 vetë u vranë në këto përleshje të dhunshme, që atëherë, ndërsa mijëra të tjerë janë arrestuar.