'Sanksionet Perendimore kundër Rusisë budallaki'
Një anëtar austriak i Parlamentit Evropian ( MEP ) i ka sulmuar Perëndimorët si idiotë për sanksionet kundër Rusisë rreth çështjes së Krimesë.
Në një intervistë me Press TV, Ewald
Stadler tha se vendet Evropiane kanë vendosur sanksione kundër Moskës për të
ruajtur fytyrën e tyre politike në botë.
Unë mendoj se ne si evropianë duhet të paguajmë çmimin e energjisë që
vjen pas sanksioneve –dhe jo fuqia që është prapa sanksioneve, e këto
janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha ai.
Ewald Stadler, i cili ishte edhe një
vëzhgues i zgjedhjeve në Krime javën e kaluar, tha se vendimi për t'u
ribashkuar me Rusinë ishte rezultat i vullnetit të lirë të popullit Krimesë.
Ai, gjithashtu, tha se të gjithë
duhet të pranojmë rezultatin e referendumit në gadishullin e Detit të Zi.
Të premten, presidenti rus Vladimir
Putin nënshkroi një dokumentet ligjore që e bëri zyrtarisht Krimenë pjesë të
territorit të Rusisë, pavarësisht
dënimit nga Perëndimi dhe qeverisë së re të Ukrainës. Ai nënshkroi, gjithashtu,
legjislacionin duke krijuar dy rrethe të reja administrative ruse, d.m.th. Krimenë
dhe portin e Sevastopolit.
Krimea e shpalli pavarësinë nga
Ukraina dhe kërkoi zyrtarisht për t'u bërë pjesë e Rusisë, pas një referendumi
më 16 mars 2014, ku 96.8 për qind e votuesve zgjodhën bashkimin me Rusinë.