Amerike

Gjenerali i ushtrisë amerikane i akuzuar për përdhunim

Një gjeneral i ushtrisë amerikane i akuzuar për sulm seksual dhe marrëdhënie të paligjshme seksuale me oficere të reja femra u kursye nga dënimi me burg, të enjten, një vendim që u kritikua dhe denoncua  si një dështim i sistemit të drejtësisë ushtarake të SHBA.


    Gjeneral Brigade, Jeffrey Sinclair, 51 vjeçar, ​​vetëm u qortua dhe i zbritet rroga $ 20.000 nga rroga e tij 145.000 $ në vit, pavarësisht akuzave të rënda –sipas ekspertëve ligjor, aktivistëve për të drejtat e femrave dhe anëtarë të Kongresit.


     Sipas Press TV,  Gjenerali J.Sinclair besohet të jetë më i larti oficer i ushtrisë amerikane që del para gjykatës me akuza për dhunë seksuale  ku e pret burgu, ka mundësi, i përjetshëm.


     Javën e kaluar, prokurorët u pajtuan të heqin akuzat për sulm seksual dhe morën vendim për akuzë më të vogël, akuzë për tradhti  bashkëshortore dhe kryerjen e marrëdhënieve të papërshtatshme.


      Rasti i zbuluar është si një epidemi e përdhunimit dhe sjelljeve të tjera seksuale në ushtrinë amerikane e ka vënë Pentagonin nën presion të madh për t'u përballur me krizën.


      Ekspertët e drejtësisë ushtarake thanë se dënimi, i cili ishte dhënë nga koloneli James Pohl, një gjyqtar ushtarak,  ka dëshmuar se forcat e armatosura amerikane ende të tolerojnë sjellje të pahijshme seksuale në radhët e tyre pavarësisht nga presionit për të frenuar atë.