Përkujtohet përvjetori i lindjes së Imam Hyssejnit në Kashmir
Për të festuar përvjetorin e lindjes së Imam Hussejnit, imami i tretë musliman shia dhe nipi i Pejgamberit, Muhammedit (a.s.), u mbajt një konferencë në qytetin Magam në qendër të Kashmirit, nën administratën Indisë për Xhammu dhe Kashmir.
Besimtarët e përkushtuar në një numër të madh morën pjesë në konferencën ku Ulema të shquar, intelektualë, studiues fetarë, hodhën dritë mbi aspektet e ndryshme të jetës së Imam Hussejnit (a.s.) Konferenca u organizua nga Muttahari Fikri & Sakafati Markaz Kashmir.
Folësit që lexuan kumtesat me këtë rast ishin Ghulam Ali Gulzar, Dr. Pir Samir Siddiki, Muvlana Shejh Gh. Hussejn Matu dhe Muvlana Ali Muhammed Xhann.
Burimi: ABNA