Kulturë - Art - Fe

Ekspozita Ndërkombëtare e Kur'anit hapet në Ditën e Parë të Ramazanit

Edicioni i 25-të i Ekspozitës Ndërkombëtare të Kur'anit të Teheranit do të hapet në Teheran në ditën e parë të Ramazanit, tha një zyrtar.

Abbas Nazarirad, drejtori i i Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës tha për Agjencinë e Lajmeve IQNA se ekspozita do të zgjasë 18-të ditë.

Këtë vit, dita e parë e muajit të shenjtë të Ramazanit  është më 27 maj 2017.

Ai tha se ashtu si vitin e kaluar, Mesxhidi  ‘Imam Humejni (r.a.) do të presë Ngjarjen Ndërkombëtare Kur'anore.

Populli  mund të vizitojnë ekspozitën çdo ditë nga ora 18-të deri në mesnatë.

Duke iu referuar  motos së ekspozitës "Kur’ani, Etika dhe Jeta",  Abbas Nazarirad tha se programe të ndryshme do të mbahen në përputhje me këtë moto.

Në ekspozitë do të ketë seksione të ndryshme, tha ai, duke përfshirë një seksion të veçantë të titulluar "Një Çerek Shekulli i Veprimtarive Kur'anore", i cili do të shqyrtojë arritjet e ekspozitës ndërkombëtare në 25 vitet e fundit.

Gjithashtu, në programet speciale në ekspozë, tri figura të shquara që ndrruan jetë së fundi, përkatësisht Ajetullah Ali Akbar Hashemi Rafsanxhani, Ajetullah  Sejjid Abdul-Karim Musavi Ardebili dhe Ajetullah Abbas Vaez Tabasi, do të përkujtohen për përpjekjet e tyre në fushat Kur'anore, tha ai në vazhdim.

Ekspozita Ndërkombëtare e Kur'anit në Teheran organizohet çdo vit nga Ministria e Kulturës gjatë Ramazanit.

Ajo ka për qëllim nxitjen e koncepteve Kur'anore dhe zhvillimin e aktiviteteve Kur'anore.   

Burimi: IQNA