Mbreti i Bahrejnit në Pakistan
Shejh Hamad bin Isa el - Halifa, mbreti i Bahrejnit, udhëtoi në Pakistan të martën, më 18 mars 2014, për një vizitë tre ditore. Në udhëtimin e tij në Islam Abad, me ftesën zyrtare të autoriteteve të Pakistanit, mbreti i Bahrejnit do të takohet dhe të bisedojë me kryetarin, kryeministrin dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të Pakistanit.
Kjo është vizita e parë nga ana e
mbretit të Bahrejnit në Pakistan në
katër dekadat e fundit, ekspertët politikë e kanë vlerësuar atë si të
rëndësishme. Por vizita e merr më shumë rëndësi për Shejh Hamadin sepse ka
shkuar në Islam Abad menjëherë pas udhëtimit të Princit të Arabisë Saudite në
Pakistan.
Aktualisht, Arabia Saudite, Bahrejni
dhe Emiratet e Bashkuara Arabe përputhen në lidhje me çështjet rajonale.
Prandaj, është e natyrshme për të parë Bahrejnin të ndjekë politikën Saudite në
marrëdhëniet e tij të jashtme. Një shembull i qartë në këtë drejtim janë marrëdhëniet Saudite antipatike ndaj Katarit.
Pakënaqësia e Rijadit me disa sjellje të Dohas çoi në thirrjen nga Sauditet që
Bahrejni dhe Emiratet të tërheqin ambasadorët
e tyre nga Katari.
Kështu, në lidhje me konvergjencën e tillë, ka të ngjarë që udhëtimi historik në Pakistan nga mbreti Bahrejnit është diktuar nga regjimi i al – Saudit. Ky spekulim është forcuar pasi është parë që Arabia Saudite ka llogaritur në Pakistan për të vënë në zbatim pjesë të projekteve të saj rajonale. Përfundimi i kontratave ushtarake midis Rijadit dhe Islam Abadit dhe kërkesën Arabisë Saudite nga Pakistani për trajnim dhe shpërndarje të forcave të Sirisë, që të forcojnë pozitat e terroristëve në teren është një tregues i qartë i përpjekjeve Saudite që do të vijnë më shpejt në Pakistan.
Duket se vizita e Shejh Hamadit në Pakistani ka për qëllim vendosjen e bazave për zbatimin e projektit Saudit për Sirinë. Megjithatë, Bahrejni ka, gjithashtu, nevojë urgjente për ndihmën e qeverive të caktuara që të shuajë ose të paktën të zvogëlojë valën e demonstratave që kërkojnë drejtësisë brenda vendit. Arabia Saudite ka qëndruar pranë regjimit të al - Halifas në goditjen e tij ndaj demonstratave të vazhdueshme. Në këtë moment ka dhjetëra shtetas pakistanezë në Bahrein që punojnë në urbanizëm, ndërtimtari dhe në shërbimeve të ndryshme.
Pra, është e qartë se vizita e
mbretit të Bahrejnit në Pakistan ka për qëllim të ndjek një mori qëllimesh, si
atë politike, ekonomike dhe madje edhe ushtarake. Megjithatë, është një fakt i
pamohueshëm se kushtet e rajonit nuk janë kthyer në favor të regjimeve arabe
reaksionare.
Kjo është kuptuar edhe nga liderët e shteteve të bregut të Gjirit Persik dhe kjo është arsyeja pse ata janë duke u përpjekur për të ndjekur shtetet që kanë të njëjtat objektiva ushtarake dhe madje edhe ideologjike. Sa i përket Pakistanit, ai ka qenë djepi i terroristëve për një kohë të gjatë, kështu vizitat e njëkohshme të Rijadit dhe Manama në Pakistanit në këtë çast e kohë kritike, mund të vlerësohen në përputhje me disfatat e fundit të terroristëve në Siri dhe Irak.