Hapet Qendra Kërkimore për Studimet Kur'anore ‘Imam Ali’ në Naxhaf
Qendra Kërkimore për Studimet Kur'anore, Nahxh ul Balaga dhe Sahifa Saxhxhadijja u hapën për studentët e seminareve në qytetin e shenjtë të Naxhafit të Irakut.
Qendra u hap nga Dar-ul-Kur'ani në bashkpunim me Astanin (Kujdestarinë) e Xhamisë së Shenjtë të Imam Aliut (a.s.) me rastin e përvjetorit të lindjes të Imam Hussejnit (a.s.), Hazrat Abbasit (a.s.) dhe Imam Saxhxhadit (a.s.).
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Sejjid Nazar Hashim Hablul-Matin, kujdestar i Xhamisë së shenjtë të Imam Aliut (a.s.), përfaqësues të vendeve të shenjta në Irak dhe një numër ekspertësh nga Seminari në Naxhaf.
Duke iu drejtuar programit, Hablul-Matin tha se qendra u krijua duke ndjekur udhëzimet e qytetit të shenjtë të Naxhafit për t'i kushtuar vëmendje të veçantë Kur'anit, Nahxh-ul Balagës dhe Sahifa Saxhxhadijja.
Ai shtoi se nevojiten më shumë Qendra Kur'anore për të përhapur kulturën Kur'anore dhe mendimet e Ahl-ul-Bejtit (a.s.) në shoqëri.
Gjithashtu duke folur në program, Shejh Mustafa Abu Al-Tabuk, kreu i Seksionit të Çështjeve Fetare të Astanit, tha se qendra ofron kurse dyvjeçare me qëllim të trajnimit të ekspertëve në shkencat Kur'anore, në Nahxh-ul Balaga dhe Sahifa Saxhxhadijja.
Ai shtoi se degët e qendrës së re kërkimore do të hapen në të gjitha provincat e Irakut.
Burimi: IQNA News