Suudi Arabie

Hoxha, profesori saudit: Islami larg nga sulmet terroriste

Hoxha, profesori saudit,  theksoi se fetë e shenjta kurrë nuk kanë ftuar asnjërin të mbështesë terrorizmin duke theksuar se çdo dhunë kundër jetës dhe pronave të njerëzve llogaritet si krim.

A'aref al-Avni, profesor universiteti nga Arabia Saudite, në margjinat e konferencës globale të paqes në Universitetin Al Azhar, Egjipt,  kritikoi  sulmet  terroriste kinse të justifikuara nën emrin e fesë dhe theksoi se asnjë fe nuk fton njerëzit për të mbështetur terrorizmin, raportoi  Agjencia e Lajmeve Taqrib  (TNA).

Ai tha: "Kriminelët dhe terroristët mendojnë se mund të kryejnë terror  nën emrin e fesë dhe të përdorin shkrimet e shenjta për të justifikuar krimet e tyre" dhe shtoi: "Është e pamundur që besimet e shenjta t'i thërrasin njerëzit në terrorizëm, mizori apo të frikësojnë njerëzit.” 

A'aref al Avni shprehu keqardhje për valën e shtypjes ndaj Islamit dhe kritikoi intensifikimin e shtypjes që ka prishur imazhin e Islamit duke thënë:      "Disa ekstremistë që lidhen me Islamin bëjnë shkatërrime, masakra dhe krime të tjera nën emrin e kësaj feje të shenjtë . "

Elita saudite arriti në përfundimin se keqkuptimet dhe shtrembërimet e teksteve kur’anore si një arsye e rëndësishme pas sulmeve terroriste dhe ka denoncuan figurat pseudo-fetare për devijimin e tyre në kuptimin dhe praktikimin e fesë, një gabim që ka shkaktuar shkelje ndaj Librit të Shenjtë dhe shtypjen e popujve.

Burimi: KD