Siria

Ushtria siriane liroi 48 të rrëmbyer në Raka

Një njësi e forcave të armatosura siriane ka liruar 48 civilë dhe ushtarak të rrëmbyer, duke përfshirë oficerë, në zonën el - Tabkeh në provincën Raka.


    Lirimin e qytetarëve, që ishin rrëmbyer nga grupet e armatosura terroriste, ishte rezultat i një operacioni të veçantë nga anëtarët e ushtrisë, e cila erdhi në kuadrin e përpjekjeve të vazhdueshme të shtetit  për të gjetur fatin e civilëve të rrëmbyer dhe anëtarëve ushtarakë dhe lirimin e tyre.


     Ushtria siriane të hënën ka vazhduar operacionet e saj në shkallë të gjerë, në shënjestër kanë shpellat e terroristëve dhe tubimet e tyre në disa fusha në të gjithë vendin, raportoi el - Manar.  

 
     Një njësi e ushtrisë i ka shkaktuar humbje të rënda tubimeve të  terroristëve, duke vrarë shumë terroristë dhe duke shkatërruar armët e tyre në el- Dar al- Kabira dhe qytetet e al - Halidijeh, sipas një burimi ushtarak.


    Njësi të tjera të ushtrisë kanë shkatërruar një numër të makinave, disa prej të cilave të pajisura me mitralozë të rëndë, në operacionet speciale  të kryera afër el- Shindafieh dhe në Abu Katour dhe Ebu Tarraha, fshatra në zonën Xheb al – Xharrah, në lindje të Homsit, tha gazetari i agjencisë SANA, duke shtuar se shumë terroristë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën gjatë operacioneve.


     Një njësi e ushtrisë  ka ndaluar, shkatërruar, përpjekjet për  infiltrimin e një grupi terrorist në zonën el - Shejh Said në qytetin e Halebit, duke vrarë shumë terroristë, duke plagosur shumë të tjerë dhe duke shkatërruar një makinë e pajisur me mitralozë.


     Një burim ushtarak tha se njësitë e ushtrisë u kanë shkaktuar humbje të rënda grupeve terroriste në strofkat e tyre në zonën përreth e burgut qendror, Hajjan, Hreitan, Jbeileh, el - Miselmiyeh, el - Sakhour , el - Halawaniyeh, Xhebel Bdour, Tal Shaer, el - Sukkari, el - Oeijeh, Handarat, Bani Zaid, el - Salehyeh, el – Shurfa, el - Safra, zona përreth  Kueirisit, Rasm el- Abboud dhe Erbidit.


    Burimi shtoi se Abdul Wahhab al - Dehni dhe terroristi me nofkën Ebu Kaoud u identifikuan në mesin e terroristëve të vrarë.


   Në fshatin Idleb, njësitë e ushtrisë kanë në shënjestër tubimet e  terroristëve në zonën përreth e Ebu el- Dohour,  Om el-Karamil dhe Sleijineh, duke vrarë një numër të madh të tyre.