İran

Imami i Namazit të Xhumasë të Teheranit: Dënon sulmin terrorist ndërkufitar

Udhëheqësi i përkohshëm i Namazit të Xhumasë  në Teheran, Ajetullah  Sejjid  Ahmed Hatami, dënoi ashpër sulmin terrorist në Sistan dhe Balukistan në Iranin juglindor dhe bëri thirrje për shqyrtim të plotë,  hetimin e incidentit nga Ministria e Jashtme e Iranit.

Duke iu drejtuar një  xhemati  të madh dhe të zjarrtë të popullit të xhumanë,  Ajetullah Ahmed Hatami  tha:

"I bëj thirrje aparaturës së diplomacisë së vendit që të merret me këtë çështje me vendosmëri dhe t'i paralajmërojë zyrtarët pakistanezë që të mos lejojnë që vendi i tyre të kthehet në një strehë të sigurt për grupet terroriste. "

Të mërkurën, nëntë roje kufitare iraniane u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në përleshjet pranë qytetit iranian të Mirxhaveh në provincën Sistan dhe Balukistan. Grupi terrorist Xheish ul-Adl në një deklaratë mori përgjegjësinë për sulmin.

Të enjten, kryetari i Iranit, Hassan Ruhani shprehu ngushëllimet e tij për  vdekjen e rojeve kufitare iraniane, duke kërkuar hapa të shpejtë për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët.

"Unë kërkoj  nga qeveria mike e Pakistanit dhe si fqinj, ky veprim i verbër dhe frikacak ka ndodhur në anën e tyre të kufirit, për të marrë një hap të përgjegjshëm dhe për të identifikuar, arrestuar  dhe dënuar pjesëtarët e grupeve terroriste dhe tekfiriste, të cilët janë pas këtij krimi , sa më shpejt të jetë e mundur."

Kryetari, Hassan Ruhani urdhëroi gjithashtu Këshillin e Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme që të ndjekin këtë çështje me zell në mënyrë që të parandalojnë përsëritjen e këtyre "veprimeve të paligjshme" të terrorizmit. 

Burimi: ABNA24