İran

Peter Koenig: Rigjallërimi i ekonomisë së Iranit është një dritë e shndritshme që duhet ta ndjekin edhe shtetet e tjera

Irani është në rrugën e duhur për të dalë nga ky sistem mashtrues, duke u shoqëruar edhe nga Kina dhe Rusia – si dhe vendet e tjera të SCO-së, përfshirë këtu edhe Indinë dhe Pakistanin. Këto vende, që tashmë kryesisht po de-dollarizohen përbëjnë rreth gjysmën e popullsisë së botës dhe kontrollojnë më shumë se një të tretën e GDP-së së botës. Kjo është një perspektivë e madhe për pavarësinë.

Irani është një dritë e ndritshme dhe e shkëlqyeshme që duhet ta ndjekin edhe vendet e tjera si Venezuela, Brazili, Koreja e Veriut, - madje edhe Evropa, ato shtete të Evropës të cilët janë lodhur nga diktati i Washingtonit, megjithatë deri më tani nuk kanë guxuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të fituar sovranitetin e tyre kombëtar.

Peter Koenig është një analist gjeopolitik dhe ekonomist. Ai është gjithashtu një ish punonjës i Bankës Botërore si dhe vazhdon të zhvillojë punime gjerësisht në mbarë botën në fushat e mjedisit dhe burimeve ujore. Për më tepër ai zhvillon leksione në universitete të ndryshme në SHBA, Evropë dhe Amerikën e Jugut; si dhe shkruan rregullisht për Global Research, ICH, RT, Sputnik, PressTV, The Fourth Media (Kinë), TeleSUR, në Blogun “Vineyard of The Saker” dhe faqe të tjera të internetit. Koenig është autor i  librit “Implosion” - Një Thriller Ekonomik rreth Luftës, Shkatërrimit të Mjedisit dhe Grey-fiction të Korporatës bazuar në fakte konkrete dhe mbi eksperiencën 30 vjeçare të tij me Bankën Botërore rreth e rrotull gjithë botës. Ai është gjithashtu bashkë-autor i librit “Rendi Botëror dhe Revolucionit” – me ese të ndryshme nga Rezistenca.

Në një intervistë ekskluzive për faqen e internetit  Khamenei.ir, z. Koenig i është përgjigjur pyetjeve mbi ekonominë e rezistencës së Iranit, progresin e tij ekonomik, sanksionet amerikane kundër Iranit dhe më shumë. Më poshtë do të gjeni tekstin e plotë të kësaj interviste:

Pyetje: Sipas mendimit tuaj si po e përdorin Shtetet e Bashkuara të Amerikës përparësinë e tyre ekonomike për të dëmtuar Iranin?

Përgjigje: Mënyra e vetmja me anë të së cilës Washingtoni mund të vendosë sanksione mbi ndonjë vend në botë, përfshirë këtu edhe Iranin është nëpërmjet sistemit të mbështetur në sistemin monetar mashtrues të dollarit amerikan, i cili është projektuar tërësisht dhe privatisht vetëm në dobi të kabinetit bankar sionist. Edhe vetë Ligji i Bankës Qendrore në vetvete një mashtrim, i përgatitur nga disa bankierë të Wall Street për të të parashtruar pretendimet e paqëndrueshme të Presidentit të asajkohe, Woodrow Wilson. Kur Presidenti Wilson e nënshkroi këtë ligj në dhjetor të vitit 1913, ligji u vu në zbatim duke krijuar kështu një institucion si Banka Qendrore e SHBA-së, një institucion tërësisht privat.

Është trasmetuar se Presidenti Wilson në vitin 1919 është shprehur kështu: “Unë jam njeriu më i palumtur në gjithë botën duke qënë se kam shkatërruar pa vetëdije vendin tim. Ky shtet i madh industrial tani kontrollohet nga një sistem kreditor. Ne tashmë nuk jemi më një qeveri me liri të mendimit dhe veprimit, nuk jemi një qeveri që krijohet nga bindja dhe vota e shumicës së popullsisë amerikane, përkundrazi jemi një qeveri me mendimin dhe detyrimin e një grupi të vogël njerëzish dominues.”

Që nga ai moment, veçanërisht pasi dollari u shndërrua de facto në monedhën rezervë botërore, dollari ka shkaktuar dëme në mbarë botën. FMN-ja - nën urdhin e Thesarit Amerikan - braktisi standardin e saj të arit në vitin 1971 dhe të gjithë vendet e botës bartën pjesën të mëdha të rezervave të tyre në letra me vlerë të dollarit, që arrinin më shumë se 90% e shumës që ishte shënuar rreth 20 vjet më parë.

Megjithatë, tashmë kjo shifër deri në 90% është zvogëluar dhe ka rënë në mënyrë drastike, duke u zhvendosur në mes të 50 deri më 60% - dhe duke u zhvendosur edhe më poshtë, veçanërisht pasi kinezët u pranuan zyrtarisht në listën e FMN-së si një prej pesë monedhave rezervë – dollari amerikan, paundi britanik, euro, jeni japoneze dhe juani kinez – të cilat përbëjnë të Drejtat Speciale të Tërheqjes së monedhave (SDR), një monedhë virtuale, e cila shpesh përdoret gjithashtu edhe si valutë rezervë. 

Dy institucione financiare ndërkombëtare Breton Woods, Banka Botërore dhe FMN-ja, të krijuara nga vetë impulsi i Shteteve të Bashkuara në vitin 1944, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara për t'u dhënë atyre më shumë legjitimitet, janë në të vërtetë edhe instrumente të Washingtonit për të manipuluar ekonomitë e lidhura me dollarin amerikan (ku përfshihet gjithashtu edhe euro). Operacionet e tyre të tipit të rregullimit strukturor neoliberal, për të cilat kanë shpikur eufemizma të ndryshme për të fshehur në këtë mënyrë mjerimin që “rregullimet strukturore” amerikane kanë krijuar dhe vazhdojnë të krijojnë në vendet e varfra por që në të vërtetë janë burime të pasura të këtyre vendeve të kthyera në sanksione – ose madje edhe një formë shantazi – “ose privatizoni shërbimet tuaja publike dhe burimet natyrore - ose vdisni të mbytyr në borxhe”.

Pikërisht për këtë arsye, një pjesë e rëndësishme e “Ekonomisë së Rezistencës” është shkëputja e këtij vendi nga varësia nga këto dy institucione, si dhe gradualisht por në mënyrë të qëndrueshme edhe shkëputja nga ekonomia perëndimore e bazuar tek dollari. Le t’i hedhim një sy Lindjes. Këtu gjendet e ardhmja. Tashmë, Irani po e bën këtë gjë duke u bërë pjesë e SCO (Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait). Po formësohet një bosht i fuqishëm i zhvillimit ekonomik – mes Rusisë, Kinës dhe Iranit – duke promovuar OBOR-në, projektin ‘Një bosht, një rrugë’ të njohur edhe si Rruga e Re e Mëndafshit – një program masiv i zhvillimit ekonomik, i inicuar fillimisht disa vjet më parë nga Presidenti i Kinës XI Jinping. Ky projekt synon të lidhë Vladivostokun me Lisbonën dhe Shangain me Hamburgun dhe çdo vend tjetër që është në mesin e tyre me anë të rrjeteve të transportit, zhvillimin industrial dhe bujqësor, si dhe universitetet dhe institutet kërkimore për zhvillimet shkencore të reja.

Perëndimi është duke kaluar në rrugët e vetë-shkatërrimit, përmes luftërave dhe konflikteve të shtyrë nga lakmia dhe aktet e vazhdueshme terroriste, gënjeshtrave dhe mashtrimeve të tyre.   

Pyetje: Ajetullah Hamenei insiston në faktin se një ndër principet parësore të ekonomisë së rezistencës është pasurimi i kapaciteteve të prodhmeve të brendshme. Cili është këndvështrimi juaj në lidhje me këtë çështje?

Përgjigje: Ajetullah ka 100% të drejtë në atë që thotë. Prodhimi i brendshëm (“prodhimi vendas për tregjet lokale”) jo vetëm që zvogëlon varësinë nga importi dhe monedhat e huaja (të bazuara fillimisht tek dollari), por është gjithashtu një nga mënyrat më të shpejta për ndërtimin e kapaciteteve lokale, në prodhim, teknologji dhe kërkime shkencore. Prodhimi vendas përdor (kryesisht) kapitalin vendor dhe shton vlerat ekonomike brenda Iranit; Ai ndihmon përshpejtimin e fuqisë shpërndarëse të GDP-së – e cila në vetvete është një faktor kyç për të sjellë më shumë barazi në shoqëri. Një shoqëri më e balancuar është gjithashtu edhe një shoqëri më produktive, pasi gëzon mirëqenie më të madhe për të gjithë. Është një spirale gjithnjë në ngritje.

Kina deri në mesin e viteve tetëdhjetë kishte një ‘Ekonomi të Rezistencës” – me qëllim që të bëhej e vetë-mjaftueshme dhe e pavarur në fushat e të ushqyerit, të kujdesit shëndetësor dhe në arsim – para se të lejonte hapjen e kufijve për investitorët e huaj. Disa vite më parë, pasi perëndimi vendosi sanksionet krejtësisht të paligjshme dhe penale kundër Rusisë, Putin u shpreh se kjo ishte gjëja më e mirë që mund t’i kishte ndodhur Rusisë. Rusia u detyrua të kthehej përsëri në politikat ekonomike të vetë-mjaftueshëm në bujqësi dhe në prodhim industrial, vetë-mjaftueshmëria e Rusisë humbi pas së arratisjes bankierëve perëndimorë nën konsensusin e Ëashingtonit të cilët bastisën Rusinë menjëherë pas rënies së Murit të Berlinit. Në vitin 2015, Rusia ishte eksportuesi më i madh në botë përsa i përket grurit. Sot arsenali industrial i prodhimit rus është një nga teknologjitë më bashkëkohore, më efikase dhe më të përparuara në botë, kryesisht të zhvilluara nga universitetet ruse dhe institutet kërkimore të saj. Kjo është Ekonomia e Rezistencës në formën e saj më të përsosur deri më tani.

Pyetje: “Struktura islamike kërkon progres të gjithanshëm, pavarësi nga fuqitë hegjemone globale, rritjen e plotë të talenteve dhe kapaciteteve sociale si dhe shërimin e vendit nga sëmundjet sociale dhe [realizimin] e dinjitetit kombëtar, sigurisë dhe fuqisë.” Kjo mënyrë e të shprehurit thekson përkufizimin e zhvillimit dhe përparimit të Ajetullah Hameneit; duke e krahasuar atë me teoritë e zhvillimit, çfarë është fabula që fshihet pas këtij përkufizimi sipas mendimit tuaj?  

Përgjigje: Kjo deklaratë tregon një vendosmëri të qartë për të kërkuar pavarësinë nga sistemi bankar shkatërrues perëndimor dhe për rrjedhojë edhe nga sistemi i tij monetar, si dhe nga eksporti neoliberal dhe ekonomia e orientuar drejt tregtisë ndërkombëtare. Ajo që i shtyn ekonomitë perëndimore drejt kësaj rruge është ‘globalizimi’, i cili në fakt synon që ta shndërrojë zhvillimin dhe/ose burimet e pasura të vendeve si të varura nga hegjemonia bankare e Washingtonit dhe nga vartësit e tij kryesisht evropiane. Globalizimi synon një botë unipolare, Një Rend Botëror – ose Rendi i Ri Botëror (New World Order) i cili gradualisht do të eliminonte shumëllojshmërinë e kulturave të botës, duke zëvendësuar ato me kulturat sioniste-anglo-saksone. Që kur filloi konsensusi i dollarit të Ëashingtonit në vitin 1989 u përcaktua dhe u vendos nga tre ofruesit kryesorë të hegjemonisë së dollarit amerikan, FED (përsëri, në pronësi tërësisht private, të dominuar nga Rothschild, Rockefeller dhe të gjitha klanet bankare), dhe deri më tani sovraniteti i shteteve individuale, është duke u zhdukur shumë shpejt, nga politikat monetare të imponuara, borxhi pasi Organizata Botërore e Tregtisë vendosi rregulla tregtare imponuese dhe gënjeshtra të tjera të konsensusit dhe mashtrimit për një rritje më të shpejtë ekonomike të këtyre vendeve. Organizata Botërore e Tregtisë ishte në fakt organizata e treta që Breton Woods kishte krijuar – e cila nuk kishte arritur të miratohej në Konferencën e OKB-së, por që u shfaq më vonë si fëmija ushqyes i SHBA-së dhe Bashkimit Europian.

Globalizmi nuk është i barabartë me internaconalizmin. Një nërkombëtarist nuk ka mendësinë e një hegjemoni që kërkon përçarjen dhe shtypjen e të varfërve dhe të atyre në nevojë, por vepron me mendësinë e drejtësisë së përshtatshme sociale dhe me barazinë në rang botëror.

Sipas Jean Ziegler, një nga ndërkombëtaristët e vërtetë të Evropës, një socialist, një anëtar i Komitetit Këshillëdhënës të Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë për OKB-në, Lufta e Tretë Botërore kundër vendeve në zhvillim ka filluar shumë kohë më parë. Ajo ka vrarë 54 milionë njerëz në 2016 përmes luftërave dhe konflikteve të tjera të armatosura, për shembull, nga uria – çdo 5 sekonda një fëmijë vdes nga kequshqyerja - uji i pijshëm i kontaminuar, mungesa e higjienës, epidemitë që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë kapërcyer që prej dekadash tashmë – të gjitha këto kontribuojnë në rritjen e vdekshmërisë tek fëmijët – dhe të gjitha këto do të ishin të shmangshme, megjithatë duke qënë kryesisht janë rezultat i ‘globalizimit’ të lakmisë nuk bëhet asgjë për t’i shmangur. - Globalizimi është një vrasës. Dhe bota po ngrihet ngadalë por me siguri drejt kësaj rruge.

Pyetje:  Duke marrë parasysh masat ekonomike, ato të sanksioneve – të cilat kryesisht rrjedhin nga SHBA-ja – të cilat po zgjasin rej vitesh tashmë, a mund të shprehemi se ekonomia e Iranit është futur në fakt një një rrugë pa krye? Apo mendoni se tashmë kemi ardhur drejt fundit të kohës kur sanksionet ishin të njanëshe?

Përgjigje: Irani NUK është në një gjendje të ngrirjes ekonomike. Irani është duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe parandalues për të parandaluar sulmet dhe sanksionet amerikane dhe perëndimore. Siç jemi shprehur edhe në fillim të kësaj interviste, këto sanksione mund të mbizotërojnë për sa kohë që një vend ndjek diktatin e sistemit monetar perëndimor, përgjithësisht dollarin. Irani është në rrugën e duhur që të bëjë të mundur që të dalë nga ky sistem mashtrues, duke u shoqëruar edhe nga Kina dhe Rusia – si dhe vendet e SCO, përfshirë këtu Indinë dhe Pakistanin. Këto vende, që tashmë kryesisht po de-dollarizohen përbëjnë rreth gjysmën e popullsisë së botës dhe kontrollojnë më shumë se një të tretën e GDP-së së botës. Kjo është një perspektivë e madhe për pavarësinë.

Ky proces nuk është i menjëhershëm, nuk ndodh brenda natës, por do të zgjasë ende edhe pak kohë. Për arsye se perandoria po përpiqet shumë të vonojë procesin e shpërbërjes së saj. Ata vazhdojnë herë pas herë të kërcënojnë luftë apo të shantazhojnë vendet që ende vazhdojnë të ndjekin hegjemoninë e dollarit. Gjithashtu, Washingtoni përdor delegimin e forcës për të nënshtruar dhe për të ushtruar agresion mbi kombet e tjera, për shembull përdor Arabinë Saudite për të vrarë gratë dhe fëmijët në Jemen, dhe për të mbështetur dhe financuar ISIS në Siri Po kështu edhe regjimi sionist, zëri i të cilit është i pamohueshëm në  Kongresin e SHBA-së , vazhdon mund të përbëjnë një kërcënim real për Iranin. Por Irani është i përgatitur dhe ka aleatë të fortë – Rusinë dhe Kinën – dhe Netanjahu është i vetëdijshëm për këtë gjë.

Procesi i shkëputjes nga perëndimi kërkon këmbëngulje. Por me vullnet politik të fortë, dalja nga ky sistem i shkatërrimit është i mundur. Irani është në rrugën e duhur drejt një sistemi ekonomik të ri, paqësor dhe konstruktiv. Dhe më e mira nga të gjitha, Irani është një dritë e ndritshme dhe e shkëlqyeshme që duhet ta ndjekin edhe vendet e tjera si Venezuela, Brazili, Koreja e Veriut, - madje edhe Evropa, ato shtete të Evropës të cilët janë lodhur nga diktati i Washingtonit, megjithatë deri më tani nuk kanë guxuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të fituar sovranitetin e tyre kombëtar. Të kuptosh se çfarë është në të vërtetë pavarësia dhe sovraniteti kombëtat është një pjesë jetësisht e rëndësishme për “Rigjallërimin e Ekonomisë”.

Burimi: Medya Şafak