Kryebashkiakët e Botës Islamike vizitojnë Mauzoleun e Firdusit
Katërdhjetë kryebashkiakë nga 27-të shtete islamike vizituan të martën Mauzoleun e Firdusit në periferi të Mashadit, në krahinën Razvi Khorasan.
Shefi i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë i Bashkisë së Mashad-it, Hasan Kashiri tha se kryebashkiakët po udhëtojnë në Mashad për të marrë pjesë në Samitin e Kryetabashkiakëve të Botës Islamike.
Samiti, i cili filloi në Mashad të martën në mbrëmje, do të jetë një mundësi e mirë për të paraqitur qytetin e shenjtë si Kryeqyteti Kulturor i Botës Islame në vitin 2017 dhe kapacitetet e saj historike dhe turistike për anëtarët e tjerë të komunitetit.
Kryebashkiaku i Porta Ajaya të Indonezisë, Hashim Ismail, tha pasi vizitoi Mauzoleun e Firdusit se konvergjenca dhe promovimi i njohurive në vendet islame janë të nevojshme dhe solidariteti mes tyre duhet të forcohet gjithnjë e më shumë.
Duke përshkruar Samitin e Mashadit si një pikë kthese në lidhjet dypalëshe të qyteteve islamike, ai kërkoi përdorimin e teknologjive moderne për të lehtësuar përhapjen e informacionit të shteteve muslimane.
Samiti i kryebashkiakëve të Botës Islamike është zhvilluar në qytetin metropol të Mashadit nga data 25-27 prill 2017.
Burimi: IRNA