Kosova

NATO përgatitet për luftë kundër serbëve, armatos shqiptarët

Alenaca Veriatlantike (NATO) po përgatitet për luftë kundër serbëve, duke i armatosur shqiptarët dhe kroatët, kështu thuhet në paralajmërimin e shërbimeve informative ushtarake serbe, të cilat javën që shkoi i janë dorëzuar kreut shtetëror të Serbisë.

Si shkas për këtë paralajmërim është marrë informacioni se NATO, përmes Turqisë, Kosovës do t’i dërgojë helikopterët më modern “Black Hawk”.

Sipas mediave serbe, helikopterë të tillë kinse do t’i dërgohen edhe Kroacisë, të cilës gjatë vitit 2015 NATO i kishte dhuruar 16 helikopterë luftarakë “Kioëa Ëarrior”, shkruan gazeta serbe “Pravda”, përcjell Telegrafi.

Qëllimi i fundit i këtij operacioni, sipas shërbimeve informative serbe, është që shqiptarët të marrin veriun e Kosovës dhe në të njëjtën kohë, nën pretekstin e intervenimit humanitar, kroatët të sulmojnë pjesën perëndimore të Republikës Serbe.

Sipas burimeve jo zyrtare, vetëm të atë që janë naivë mund të konsiderojnë se këta helikopterë po shpërndahen në regjion pa ndonjë plan serioz.

Se Kosova po përgatitet seriozisht për një luftë të re dëshmon edhe deklarata e Hashim Thaçit, i cili përsëriti paralajmërimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.