Kulturë - Art - Fe

Femrat hafize të Kur’anit u nderuan në Marok

Një numër i femrave që kanë arritur të mësojnë Kur'anin dhe hadithet përmendësh u nderuan në një ceremoni në Berkane,  qytet në verilindje të Marokut.

Programi u organizua nga Këshilli i Dijetarëve të qytetit ku ishin të pranishëm një numër i zyrtarëve lokalë, raportoi website oujdacity.

Në këtë rast, 44 hafize të Kur'anit, si dhe pjesëmarrësit më të suksesshëm në mësimin përmendësht të Kur'anit dhe haditheve u nderuan.

Ceremonia kishte për qëllim inkurajimin e qytetarëve, veçanërisht të femrave për t'u përfshirë në aktivitete Kur'anore dhe promovimin e kulturës Kur'anore në shoqëri.  

Sipas raportit, ka 79-të qendra Kur'anore aktive në Berkane, Marok.

Më shumë se 2700 djem dhe vajza kanë mësuar Kur'anin në këto qendra, të cilat kanë një total prej 98 instruktorëve të Kur’anit, 66 gra dhe 32 burra.

Maroku është një shtet në Afrikën e Veriut, ku feja Islame është feja më e përhapura.

Më shumë se 99-të përqind e popullsisë të këtij shtetit arab janë musliman.

Burimi: IQNA News