Vogëlushi palestinez hafiz i Kur’anit
Hafiz Ahed Zajnu është një nga kënduesit më të mirë palestinez të Kur'ani dhe djali i tij Beshiri ka mësuar gjithë Kur'anin përmendësh.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Mashrik News, djaloshi 12të-vjeçar, gjithashtu ka një zë të mirë dhe lexon bukur Kur’anin.
Ata jetojnë në Rripin e Gazës dhe janë të njohur për arritjet e tyre Kur'anore.
Babai, që është 32 vjeçar, u rrit në një familje fetare që dallohej për aktivitetet Kur'anore.
Ai ka marrë pjesë në një numër të Garave Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kur'anit.
Ahed Zaynu ka fituar titullin më të lartë në një konkurs ndërkombëtar të recitimit të Kur'anit në Marok dhe gjithashtu ka zënë vendin e parë në një Garë të Hafizëve të Kur'anit, Organizuar nga Ministria për Çështje Fetare.
Ai e këndon Kur’anin në stilin e kënduesve të njohur egjiptianë të Kur’anit si Abdul Basit Abdus Samad dhe Muhammed Sidik Minshavi.
Burimi: IQNA News