İran

SHBA-të vazhdojnë politikën e saj armiqësore kundër Iranit

Sikurse raportoi BBC-ja, Rex Tillerson, sekretari shtetëror amerikan në theksimet e veta më të reja kundër Iranit ka thënë se në rast të daljes së kontrollit të Iranit, ky vend do të shndërrohet në Korenë Veriore të dytë. Ai ka pranuar se Irani po mirëmbahet detyrimeve të veta nga marrëveshja nukleare, por kjo nuk është e mjaftueshme, por duhet të përcillet sjellja e Iranit në Lindjen e Afërt.

Këto deklarata vijnë në kohën kur bisedimet e gjata të Iranit dhe fuqive kryesore botërore të tubuar në Grupin 5+1, duke përfshirë edhe vetë SHBA-të, kanë rezultuar me marrëveshjen nukleare ndërkombëtare , të cilën Bashkimi Evropian disa herë ka theksuar se do të respektojë marrëveshjen e arritur me Iranin.

“Irani është sponsor kryesor i terrorizmit në botë dhe është përgjegjës për intensifikimin e disa konflikteve  dhe po rrënon interesat tona nacionale në Siri, Jemen, Irak dhe Liban. Ata gjithnjë mbështesin sulmet kundër Izraelit” ka theksuar Tillersoni duke rikujtuar se Irani poashtu e ndihmon dhe e mbështet kryetarin sirian Bashar al Asadin. Këto akuza të sekretarit shtetëror amerikan vijnë në kohën kur sipas informatave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës flitet se një zyrtar i lartë amerikan  ka njoftuar për vizitën e mundshme të presidentit amerikan Donald Trumpit Arabisë Saudite muajin e ardhshëm.

Me ardhjen në pushtet të Donald Trumpit në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bashkimi Evropian e ka marr qëndrim të kundërt kundrejt Shtëpisë së Bardhë duke u obliguar se ajo do të respektojë marrëveshjen e arritur me Iranin.

Burimi: sahartv.ir