Mbi 500 hoxhallarë i shoqërojnë haxhinjtë iranianë në Haxh
Një zyrtar i Organizatës së Haxhit të Iranit tha se më shumë se 500 hoxhallarë do të shoqërojë haxhinjtë e Iranit për në Haxh këtë vit.
Huxhet ul Islam Ali Parvaneh tha për Agjencinë e Lajmeve IQNA
se afati i fundit i regjistrimit për hoxhallarët që do të dërgohen në haxh është zgjatur.
Ai tha se ata që pranohen do të kalojnë nëpër një numër të programeve arsimore për të ndihmuar haxhinjtë në ibadetet fetare të Haxhit.
Regjistrimi për udhëtimin në Haxh nga Irani për këtë vit ka filluar të mërkurën, më 12 prill, 2017.
Iranianët që ishin regjistruar për Haxh vite më parë dhe janë duke pritur nga ana e tyre për të shkuar në Mekë për Haxh, kanë filluar të regjistrohen, të nënshkruhen për udhëtimin në Haxh, pasi Arabia Saudite ka pranuar kushtet e Iranit për dërgimin e haxhinjve në Mbretërinë Saudite. .
Delegacioni iranian udhëtoi për në Arabinë Saudite në fund të shkurtit për bisedimet në çështjen e Haxhit për iranianët.
Pas bisedimeve të gjata mes dy palëve, Irani ra dakord të rifillojë dërgimin e haxhinjve për Haxh në Arabinë Saudite.
Zyrtarët iranianë kanë thënë se rreth 86.000 haxhinj iranianë do të marrin pjesë në Haxhin vjetor të këtij viti.
Më shumë se 1,8 milion besimtarë morën pjesë në haxhin e vitit të kaluar, por iranianët qëndruan në shtëpi pasi tensioned ishin të larta mes Rijadit dhe Teheranit, për shkak të fatkeqësisë vdekjeprurëse gjatë Haxhit të vitit 2015.
Më 24 shtator, 2015 mijëra njerëz kanë humbur jetën në shtrydhje pasi autoritetet saudite bllokuan një rrugë në Mina gjatë një ritual, duke detyruar turma të mëdha të haxhinjve të përplasen.
Ndrydhja ishte incidenti më vdekjeprurës në historinë e haxhit. Arabia Saudite thotë rreth 770 njerëz u vranë në këtë incident, por zyrtarët në Organizatën e Haxhit të Iranit thonë se rreth 7.000 njerëz, duke përfshirë më shumë se 460 haxhinj iraanianë humbën jetën.
Burimi: IQNA News