Hapet Dega e Re e Qendrës ‘Dar-ul-Kur'an në Bagdad, Irak
Një degë e re e qendrës Dar-ul-Kur'an në bashkëpunim me Kujdestarinë e Xhamisë së Shenjtë të Imam Hysejnit (a.s.) u hap me një ceremoni në Bagdad, në kryeqytetin e Irakut.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Kaf, Qendra Dar-ul-Kur'an ka themeluar degën në përputhje me përpjekjet e saj për të zhvilluar aktivitete Kur'anore.
Ceremonia e hapjes u ndoq nga një numër i kënduesëve të shquar të Kur'anit, duke përfshirë kënduesin e Kur’anit nga Irani, Hamid Shakernexhad, kënduesin e Kur’anit në Xhaminë e Shenjtë të Imam Hysejnit (a.s.) Osama Karbala dhe Sejjid Abdul Kerim Kasim, këndues i Kur’anit në Xhaminë e Shenjtë Kazimije.
Gjithashtu, në ceremony të pranishëm ishin drejtorët e një numri të Instituteve Kur'anore në Bagdad dhe të qyteteve të tjera të Irakut, si dhe zyrtarët lokalë dhe udhëheqësit e fiseve.
Qendra Dar-ul-Kur'an mban programe të ndryshme që kanë për qëllim promovimin e vlerave dhe mësimet e Kur'anit të Shenjtë.
Ajo ka degët e shumta në Irak, si dhe shtete të tjera të tilla si Irani, Indonezia dhe Libani.
Burimi: IQNA News