Ekonomi

Sekreti i suksesit të bankimit islam

Në bankën BBA në Sarajevë theksojnë se financimi i pasurive të patundshme përmes marrëdhënieve të partneritetit dhe qirasë, në vend të kamatës së kontraktuar më parë, është më e përafërt  bankimit burimor islam. Nëse lakmia e bankierëve është shkak i krizës, a thua bota ka nxjerr mësim? Duke gjykuar sipas bankimit islam, i cili gjithnjë e më shumë është i popullarizuar, i cili e ndalon kamatën, këtu është sekreti i suksesit, sepse asnjë bankë të tipit të këtillë, degët e të cilëve ekzistojnë edhe në rajonin tonë, nuk kanë dështuar.

         Zijad Çosiqi nga Sarajeva, ku ekziston mundësia e tillë e biznesit, thotë se është i kënaqur me bankën e tillë, edhe pse rregullat në Bosnjë e Hercegovinë akoma nuk lejojnë zbatim të plotë të principit të këtillë të bankimit islam. Zijadi thotë se banka e tillë merr pjesë në biznes dhe projekte ashtu që shikon vetëm suksesin e ndërmarrësit, e jo vetëm kamatën, si në banka tjera. “Apo të themi ndonjë segment tjetër i cili është i lidhur me kamatën të cilën bankat tjera i ngarkojnë me 10 gjer në 12%, këtu janë në nivelin e dy përqindëshit dhe ato shkojnë në qëllime bamirësie me të cilët zgjidhen segmentet e caktuara sociale të shoqërisë”, ka theksuar Çosiqi.

Në bankën BBA në Sarajevë, deklarojnë se financimi i patundshmërive nëpërmjet marrëdhënies të partneritetit dhe qirasë, në vend të kamatës së kontraktuar më pare, është më e përafërt me bankimin islam burimor. Ajo është shumë më e pranueshme përkundër trajtimit të ftohtë ku bankat shikojnë që të sigurohen para se klienti të përmbyset. “ Në rast ne japim 90%, ndërsa klienti 10%  të mjeteve për një shtëpi, kjo do të thotë se e blejmë bashkërisht shtëpinë në partneritet. 90% të cilin neve si bankë e kemi blerë, ju japim me qira partnerit i cili e  paguan qiranë. Ne fitojmë në qira. Nuk fitojmë në kamatë. Do të thotë, që neve fitojmë në një bazë ekonomike i cili ka kuptim, e cila e ka vlerën, e cila nuk është imagjinare”, sqaron Amer Bukviqi, drejtori i bankës BBA. Klienti njashtu mund të ketë llogarinë rrjedhëse të cilën banka e ruan dhe e mirëmban. Mund të deponojë të hollat, për të cilën banka mund  të paguaj provizionin apo edhe mund të mos merr gjë për provizion. Ashtu që klientit nuk  llogaritet kamata në depozitë dhe kursim, por nuk ka as sekuestrim të pasurisë së tij në rast se nuk arrin të paguajë huan.

 

“Kur është në pyetje llogaria e kursimit ai i cili investon në kursim nuk përfiton kurrfarë fitimi apo provizioni, me ç’rast sigurohen burime të rëndësishme, e në rast se klientët hapin llogari investuese,  shprehim gatishmërinë tonë që banka të menaxhojë me mjete tona financiare sikur fondi investues dhe në varshmëri të rezultateve të arritura që banka i arrin si menaxhuese e këtyre mjeteve, klientët përfitojnë profit të caktuar” ka deklaruar Hasan Haniq, dekan i akademisë bankare beogradase.

Gjersa bankimi islam dhe marketingu islam po studiohet çdo herë e më shumë në studimet postdipomike të Oksfordit, njëherit Londra po bëhet qendër e bankimit islam ku qarkullojnë dy mijë miliard dollar.