Serbia tregohet “demokratike” në Luginë, përhap terrorizmin përmes hoxhëve vehabi
Lugina si vend ende i robëruar nga Sërbia, që nga viti 20112 kur filloi konflikti në Siri i cili ishte zgjeruar edh enë Irak dhe Afganistanë, ky ndikim i shkurjes në ISIS dhe krijimit të lëvizjeve terroriste u organizua me shumë lehtësi edhe në Luginë.
Duke e ditur faktin historik, që Serbia dhe disa nga fqinjët të tjerë, përmes shërbimeve të saj sekrete, edhe në të kaluarën kishte tentu që t’i identifikonte Shqipëtarët vetëm mbi bazën e fesë islame dhe si luftarë vetëm të fesë, me qëllim që të arrinte objektivat e saj politiko-shoveniste( pushtimin e Atdheut tonë), pritej që e njejta do ndodhte edhe tani. E veçmas kur jemi dëshmitarë që nga vitet e 90 të shekullit të shkuar, kur në mënyrë të organizuar ishin ndërmarr veprime të tilla- në përhapjen e sekteve ekstreme fetare-vehabizmit në Trojet tona të robëruara!/ portali Fol tash
Në këtë rast Serbia, përmes formave më të fshehta dhe perfide, vuri në shërbim të saj praktika speciale, jo vetëm që të vepronte brenda territorit të Luginës së Preshevës, por edhe në Kosovë! Serbia, fillimisht u tregu shtet “shumë demokratik” sepse lejoi që në shkollat shqipe, të mësohej edhe lënda “e drejta islame”( e kamufluar si e drejta fetare)!
Lëndë mësimore kjo, hapur tregon që është korrikuluar-planprogramuar nga shërbimi serkret i Serbisë! Më pas duke përhapur imamët vehabi, që predikonin “xhihad” kundër shteteve Aleate të Shqipëtarve dhe që glorifikonin Organizatat Terroriste Islamike, e asnjëherë nuk kritikonin aspak robërinë e Serbisë mbi Luginë!