Seanca Kur'anore në Indi në përvjetorin e lindjes të Imam Aliut
Një numër i seancave Kur'anore janë planifikuar të organizohen në Indi me rastin e ditëlindjes së Imam Aliut (a.s.).
Ato do të mbahen nga Kujdestaria e Xhamisë së Shenjtë të Hazreti Abbasit në margjinat e Festivalit të 5-të Kulturor Amir al-Muminin (a.s.), raportoi faqja - website imamhussain.org.
Këndues të Kur’anit me vlera ndërkombëtare nga Iraku janë në mesin e aktivistëve të Kur'anit të cilët do të këndojnë ajete nga Kur'ani i Shenjtë gjatë programeve.
Ditëlindja e Imam Aliu (a.s.) është më 13 Rexheb sipas Kalendarit Hënor të Hixhretit, këtë vit i bie më 11 prill 2017.
Ai ishte shumë i nderuar nga Pejgamberi, Muhammedi (a.s.), djali i axhës, , si dhe Imami i parë i muslimanëve Shia.
Imam Aliu (a.s.) respektohet për guximin e tij, dijen, besimin, ndershmërinë, përkushtimin, në Islam, besnikërinë e thellë ndaj Muhammedit (as), trajtimin e barabartë të të gjithë muslimanëve si dhe për bujarin, mëshirën ndaj armiqëve që u dorëzuan.
Festivali Kulturor ‘Amir al-Muminin (a.s.) organizohet çdo vit në Indi nga Xhamia e Shenjtë e Hazreti Abbasit (a.s.) në bashkëpunim me kujdestaritë e xhamijve të shenjta të Irakut.
Festivali përfshin Garat Kur’anore, Panaire të Librit, programe Kur'anore dhe programe fetare që kanë për qëllim promovimin e kulturës së Ehl-ul-Bejtit (a.s.).
Burimi: IQNA News