İran

Irani Dhe Rusia Janë Mjaft Të Forta Për T’iu Përgjigjur Sh.B.A.-së

Të dy partnerët, Republika Islame Iraniane dhe Federata Ruse, kanë bërë të ditur, në një deklaratë të përbashkët, se do t’i përgjigjen secilit, i cili shkel vizat e kuqe në Siri.

Sipas burimeve të reja të lajmeve, Irani dhe Rusia kanë dënuar, sulmet amerikane me predha, në bazën ajrore të Sheiratit në Siri, në të cilën u vranë 15 civilë dhe u shkatërruan 20 avionë ushtarakë sirianë.

Të dyja shtetet, i janë përgjigjur, presidentit amerikan Donald Tramp, i cili ka dhënë urdhrin e sulmit, me një paralajmërim të sinqertë, si një reagim i fortë, në rast se vizat e kuqe do të shkelen.

Gjithashtu ambasada e Federatës Ruse në Londër, ka dënuar dhe i ka cilësuar sulmet ajrore me predha, të kryera në bazën ajrore siriane, si një thirrje e mirëfilltë për luftë, në kuptimin e plotë të fjalës.

Ndërsa në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë fajësuar Rusinë, për paaftësinë e saj, në kontrollin e truallit sirian, nga sulmet e foleve të terroristëve.

Gjatë një deklarate për shtyp, presidenti iranian Hasan Ruhani, citoi se nga sulmet ajrore amerikane me predha, në bazën ajrore të Sheiratit në Siri, nuk ka përfituar askush tjetër përveç terroristëve dhe se përsëritja e këtyre sulmeve, do të ishte shumë e rrezikshme për rajonin.

Burimi: http://iuvmpress.com/