Palestine

Palestinë: Një i ri palestinez u vra në kamp afër Ramallahut

Muhammed Hattabi, 17 vjeçar, u vra nga forcat izraelite
Muhammed Hattabi, 17 vjeçar, u vra nga forcat izraelite

Ramallah, Palestinë–

Një i ri palestinez u qëllua për vdekje të enjten nga forcat izraelite gjatë përleshjeve në Bregun Perendimor të nga Izraeli, njoftoi Ministrie e Shëndetësisë Palestineze.

"Muhammed Hattabi, 17 vjeçar, u vra nga forcat izraelite gjatë përleshjeve që kanë ndodhur në hyrje të kampit të refugjatëve Al-Xhalazone,  në veri të qytetin Ramallah, në Bregun Perëndimor, " tha ministria në një deklaratë.  "Tre palestinezë u plagosën rëndë në përleshje," shtoi ajo.

Burime palestineze mjekësore në Ramallah thanë  se është vrarë, Muhammed Mahmoud Hattabi, 17 vjeçar, fëmija i vetëm i prindërve të tij, i

cili u qëllua në gjoksin e tij dhe shpatullat, dhe me nxitim e dërguan në spital, ku ai vdiq nga plagët e tij të rënda.  

Burimet shtojnë se Xhassim Muhammed Nakhla, 18 vjeçar, u qëllua në kokë dhe në këmbë, Muhammed Musa Nakhla, 18 vjeçar, u qëllua në shpatullën e tij dhe këmbë, dhe Muhammed Hattabi, 18 vjeçar , u qëllua në bark.. Tre adoleshentët e plagosur mbeten në kushte shumë të rënda në njësinë e kujdesit intensiv.

Ushtria izraelite, nga ana e saj, tha se ai qëlloi adoleshentin pasi ai dyshohet se sulmoi izraelitet me bomba zjarri.

Që nga tetori i vitit 2015, 267 palestinezë janë vrarë nga ushtria izraelite, shumica e të cilëve u qëllua për vdekje, ndërsa dyshohet se kanë kryer sulme ndaj izraelitëve apo duke u përleshur me trupat izraelite.

Izraeli, nga ana e tij, thotë se 47 izraelitë janë vrarë gjatë periudhës së njëjtë në sulmet e kryera nga palestinezët.

      

Burimi: Anadolu News Agency