Amerike

Ushtari amerikan u arrestua në afërsi të kufirit me Kanadanë

Zyrtarët federal thanë të hënën se një ushtar amerikan u arrestua nën akuzat për terrorizëm,  pranë kufirit  SHBA-Kanada në shtetin Washington.


     Sipas agjencisë AP, prokurorët thanë se 20-vjeçari Nicholas Teausant nga Kalifornia ishte në rrugën e tij për në Siri, për t'u bashkuar me një grup të el-Kaides.  


    Ushtari Nicholas Teausant ishte duke u përpjekur për të kaluar në Kanada dhe nga atje të udhëtojë për në Siri, për të hyrë në të ashtu-quajtur Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit (ISIL).


    Ai është akuzuar për përpjekje për të siguruar mbështetje materiale për grupin militant. Ai mund të përballet me një maksimum prej 15 vjet burg dhe një gjobë  prej 250.000 dollarë, kuptohet, nëse dënohet.