Në sulmin e ri eventual amerikan do të përgjigjemi me force
Qendra e përbashkët komanduese e Rusisë, Iranit dhe Sirisë ka deklaruar se sulmi ajror amerikan në bazën ajrore siriane ka tejkaluar linjën e kuqe. Theksojnë se tani e tutje në çdo sulm do të përgjigjen me forcë, me fuqi të njëjtë, por edhe do të forcojnë mbështetjen regjimit të Bashar al Asadit, shkruan Independent.
“Atë që e bënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kaluan linjat e kuqe. Tani e tutje do të përgjigjemi me forcë kundër çdo sulmuesi apo në çfarëdo sulme të ndërmarra eventuale. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dinë aftësinë tonë për reagim të shpejtë dhe të fuqishëm”, theksohet në deklaratë.
Të përkujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas sulmit me armë kimike në Siri ka shkrep gjithsejtë 59 tomahavka nga kryqëzorët e saj të dislokuara afër brigjeve të bregdetit izraelit, afër Tel Avivit, në bazën ajrore siriane. SHBA-të theksojnë se pikërisht nga ky vend forcat e presidentit sirian Bashar al Asadit kanë kryer”sulmin kimik” në zonën e Khan Sheikun të cilin e mbajnë nën kontroll terroristët të cilët mediat perëndimore i quajnë “kryengritës”.
Burimi: Global cir