Irani do të dërgojë 80.000 apo më shumë haxhinj në Arabinë Saudite
Irani ka në plan të dërgojë të paktën 80.000 shtetas në Haxh në Arabinë Saudite këtë verë me kusht që çështjet e mbetura të zgjidhen në bisedimet në vazhdim me Rijadin, tha përfaqësues i Liderit të Revolucionit Islamik për Çështje të Haxhit.
Duke folur me gazetarët në Teheran të dielën, Ali Kazi-Askar theksoi se bisedimet ndërmjet Iranit dhe Arabisë Saudite për Haxhinjt e Iranit tha se shumica e çështjeve të diskutueshme janë zgjidhur në bisedime, duke shprehur shpresën se problemet e mbetura do të zgjidhet në ditët e ardhshme.
Ai tha se nëse çështjet zgjidhen plotësisht, të dy palët do të dëshmojnë për dërgimin e shtetasve iranianë për udhëtimin në Haxh.
"Në vitin e ardhshëm (iranian)- fillon pas 21 marsit, ne do të dërgojmë të paktën 80.000 haxhinj në Vendi e Shenjt, në Tokën e Zbulesës Hyjnore (në Mekë)," tha ai.
Një delegacion i Iranit udhëtoi për në Arabinë Saudite më 23 shkurt për bisedime rreth haxhinjve të Iranit.
Më shumë se 1,8 milion besimtarë morën pjesë në haxhin e vitit të kaluar, por iranianët qëndruan në shtëpi, pas tensioneve midis Rijadit dhe Teheranit, pas një fatkeqësie vdekjeprurëse të haxhinjve gjatë Haxhit të vitit 2015.
Më 24 shtator 2015, mijëra njerëz humbën jetën në shtrydhje, pasi autoritetet saudite bllokuan një rrugë në Mina gjatë një rituali, duke detyruar turma të mëdha të haxhinjve të përplasen, të ndrydhën.
Shtrydhja, ndrydhja, ishte incidenti më vdekjeprurës në historinë e Haxhillykut. Arabia Saudite thotë rreth 770 njerëz vdiqën në këtë incident. Zyrtarë të Organizatës të Haxhit të Iranit thonë se rreth 7.000 njerëz, duke përfshirë më shumë se 460 haxhinj iranianë, humbën jetën.
Burimi: SR