Shqipëri

11 anëtarë të tjerë terroristë erdhën në Shqipëri

11 anëtarë të tjerë terroristë të Organizatës Muxhahidinët e Popullit (MKO) janë transferuar në Shqipëri nga Iraku.


     Sipas Press TV, burime të mirinformuara në zyrën e OKB-së në kryeqytetin e Irakut, në Bagdad, thanë se grupi i përbërë nga 10 gra dhe një burrë, kishte banuar në kampin Lirisë në Irak para se të transferohet në Shqipëri.


      Ndërkohë, tre krerët e organizatës terroriste kanë mbërritur në një vend evropian nga Franca për të mbajtur anëtarët zhvendosur nën mbikqyrje më të rreptë.


       Organizata Muxhahidinët e Popullit (MKO) është e shënuar si një organizatë terroriste nga shumica e komunitetit ndërkombëtar dhe kjo organizatë ka kryer akte të shumta terroriste kundër iranianëve dhe irakianëve.


       Grupi iku nga Irani në vitin 1986 për në Irak, ku ai mori përkrahjen e diktatorit të ekzekutuar të Irakut, Saddam Hussein dhe ngriti kampin Ashraf pranë kufirit të Iranit.


       Prej rreth 17.000 iranianëve të vrarë në sulmet terroriste që nga fitorja e Revolucionit Islamik të Iranit në vitin 1979, 12,000 iranianë kanë rënë viktimë e akteve të terroriste të kryera nga Organizata Muxhahidinët e Popullit (MKO). Grupi, gjithashtu, ishte në anën e  diktatorit Sadamit Husseinit gjatë luftës tetë - vjeçare të Irakut me Republikën Islamike të Iranit.