Bahrein

Figura opozitare e Bahrejnit kundër lidhjeve të ngushta të Manamas me Izraelin

Shejh Abdullah Saleh, një figurë e lartë e pozitës në Bahrejn, u shfrye ndaj El-Halifes së Bahrejnit  sepse regjimi i tij në pushtet do të vendos marrëdhënie normale diplomatike me regjimin cionist të Izraelit.

 

    Regjimi  i El Hhalifas është i pari që vendosi marrëdhënie normale me Izraelin dhe ka inkurajuar gjithmonë normalizimin e marrëdhënieve me këtë regjim (Izraelin), Saleh , nën-sekretar i përgjithshëm i Shoqërisë  Islame të Veprimit në Bahrein, tha në një Konferencë për shtyp në zyrën qendrore të Agjencisë së Lajmeve Tasnim në Teheran të hënën.


      Edhe pse Katari besohet gjerësisht të jetë flamurtar i krijimit të marrëdhënieve me regjimin cionist, është El-Halifa ai i cili së pari u angazhua në normalizimin e lidhjeve me Izraelin, vuri në dukje Saleh.


   Marrëdhëniet midis Bahrejnit dhe Izraelit nuk janë zhvilluar gjatë gjithë kohës, megjithatë, zyra tregtare e Izraelit ka qenë në Bahrejn, dhe zyrtarët e të dy palëve kanë bërë vizita të shumta reciproke, shpjegoi figura e opozitës.


    Zbulimin me më shumë informacion mbi lidhjet miqësore midis Manamas dhe fuqive hegjemoniste, Saleh shtoi, Ambasadori i el- Halifas në SHBA është një grua hebreje.


     Një kryengritje shpërtheu në Bahrejn në mes të muajit shkurt 2011. Protestuesit fillimisht bën thirrje për reforma politike dhe për një monarki kushtetuese, por goditja e ashpër e regjimit ndaj tyre shpejt shkaktoi një thirrje të drejtpërdrejtë për përmbysjen e regjimit të el- Halifas.


     Që nga fillimi i protestave, demonstruesit janë ballafaquar me forca të mëdha ushtarake që për pasojë pati shumë viktima.


     Organizata Human Rights Watch ka akuzuar qeverinë Bahrejnit për dhunën dhe torturat ndaj protestuesve që ishin edhe fëmijë, të cilët në paraburgim vuajnë nga kushtet e vështira, nga torturat që kalojnë çdo kufi.